‘Global Voices’ ka dënuar sulmet me gjuhë urrejtjeje ndaj Fondacionit ‘Metamorfozis’

Global Voices u ka bërë thirrje autoriteteve të vendit të hetojnë fushatën e gjuhës së urrejtjes kundër stafit të Fondacionit Metamorfozis, e cila filloi më 12 nëntor dhe që vazhdon akoma, njofton Portalb.mk.

“Global Voices dënon ashpër këto sulme ndaj partnerit tonë shumëvjeçar. U bëjmë thirrje autoriteteve në Maqedoninë e Veriut t’i hetojnë këto aktivitete dhe të zbatojnë procedura ligjore përkatëse kundër autorëve të kësaj vepre, si dhe të sigurojnë mbrojtje për stafin e Fondacionit Metamorfozis”,  thuhet në reagimin e Global Voices, duke theksuar se i bashkëngjiten shoqatave mediatike, Qendrës për liri Civil, Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RMV, si dhe ambasadorëve të BE-së në RMV dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilët dënuan ashpër sulmet.

Sipas Global Voices, sulmet shfrytëzuan situatën e paqëndrueshme politike që është aktualisht e pranishme në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar në mënyrë të rreme Metamorfozisin se po censuron përmbajtje ose shkrime “patriotike” në rrjetet sociale. Kjo nënkupton edhe dhunë fizike ndaj punonjësve të Fondacionit, shqetësim, si dhe kërcënime për shpërndarjen e të dhënave të tyre private. Fotografitë e personave të Metamorfozisit, përfshirë gazetarët dhe menaxherët, po qarkullojnë në mediat sociale në stilin e posterit “Në kërkim” siç është shembulli i Perëndimit të Egër.

Partneri shumëvjeçar i Metamorfozisit, kujton se që nga themelimi i fondacionit 16 vjet më parë, Metamorfozis ka qenë në ballë të luftës për lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e të drejtave digjitale në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Kujojmë se më datë 12.11.2020 në ueb-faqen www.lider.com.mk u publikua një artikull me titullin “(FOTO) Këta janë njerëzit që fshijnë përmbajtje nga Facebook-u në Maqedoni!”, ku ishin bërë disa pretendime të pavërteta që mund të karakterizohen si shpifje.

Ndër të tjera, në tekstin kontestues ishte publikuar një kolazh me fotografi të disa prej punonjësve të Fondacionit “Metamorfozis”, ndërsa në titull thuhej se këta janë njerëzit që fshijnë përmbajtje nga rrjeti social “Facebook”.

Nga Fondacioni reagua nduke thënë se është për të ardhur keq që, në vend që transparenca e Fondacionit “Metamorfozis” të shërbejë si shembull, ajo keqpërdoret për frikësim, duke bërë thirrje për linçim publik dhe përhapjen e dezinformatave.

Këtë sulm e dënuan KEMM, SHGM, SPGM dhe IMM, euroambasadori David Geer dhe shumë personalitete të tjera nga brenda dhe jashtë tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button