fbpx

Pendarovski: Shumë sfida do të mbesin edhe pas Kovid-19, rimëkëmbja socio-ekonomike do të jetë e koklavitur

Në Maqedoninë e Veriut, virusi korona po merr tatimin e saj me jetën e njerëzve, duke ushtruar presion mbi sektorin e shëndetësisë dhe duke dobësuar ekonominë. Për të lehtësuar barrën e rëndë nga profesionistët tanë shëndetësorë, Qeveria shpalli gjendje krize në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një periudhë prej 30 ditësh. Kjo do të ndihmojë në përdorimin e kapaciteteve të Ushtrisë dhe burimeve të sektorit shëndetësor privat për të kontrolluar në mënyrë sa më efektive përhapjen e virusit dhe  sa të jetë e mundur për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, ishin disa nga fjalët e presidentit të RMV-së Stevo Pendarovski,  gjatë sesionint special të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kushtuar pandemisë më Kovid-19, njofton Portalb.mk.

Sipas Pendarovskit pandemia me  KOVID-19 edhe më tej mbetet rreziku më i madh për njerëzimin. Familjet kanë humbur anëtarë të dashur, kurse komunitetet  vërtetë janë lëkundur.  Kjo krizë shëndetësore sipas tij, është përhapur në sektorë të tjerë të shoqërive tona, ku ekonomitë tona  pësojnë humbje veçanërisht të mëdha.

“Me dimensionet e saj shëndetësore, ekonomike, sociale, humanitare dhe të sigurisë, pandemia ka testuar vendet tona në mënyra të papara dhe na kujtoi se sa të lidhur jemi me njëri-tjetrin. Me vuajtjet që shkakton, pandemia ka ekspozuar dobësitë sistematike dhe pabarazitë në botën tonë”, ka thënë Pendarovski.

Ky rrezik i madh, vlerëson Presidenti, gjithashtu ka hapur mundësinë që vendet dhe popujt tanë të demonstrojnë unitet, solidaritet dhe bashkëpunim shumëpalësh.

Ai në emër të popullit maqedonas, falënderoi Kombet e Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për udhëzimet e tyre në koordinimin e përgjigjes globale për të kontrolluar dhe kufizuar përhapjen e KOVID-19.

Pendarovski u shprehu mirënjohjen të vendeve dhe organizatave që e kanë mbështetur Maqedoninë me pajisje mjekësore, materiale dhe këmbimin e njohurive dhe përvojave.

“Pandemia është gjithashtu një sfidë morale. Ekonomia mund të pësojë, por jetët e njerëzve janë pafundësisht të çmuara, kështu që shpëtimi i jetës së njeriut duhet të ketë përparësi ndaj çdo gjëje tjetër. Njëkohësisht, përpjekjet tona për të kontrolluar përhapjen e virusit nuk duhet të jenë të dëmshme për të drejtat dhe liritë themelore. Kjo përfshin kujdesin shëndetësor dhe stimujt ekonomikë për t’u ofruar të gjithë atyre në nevojë. Duke luftuar kundër virusit korona, ne duhet të sigurojmë që të mos tolerojmë përhapjen e viruseve të racizmit, ekstremizmit, diskriminimit dhe ksenofobisë”, është shprehur Pendarovski.

Sipas tij, një hap i madh në drejtimin e duhur ishte krijimi i programit global të furnizimit të vaksinave COVAX, i cili duhet të sigurojë qasje të lehtë dhe të ekuilibruar te vaksinat për të gjithë njerëzit në botë.

Në fund ai tha se shumë sfida do të mbesin edhe në periudhën pas KOVID-it. Rruga drejt rimëkëmbjes socio-ekonomike, madje edhe mendore do të jetë e gjatë dhe e komplikuar për shumicën prej nesh. Njerëzimi duhet të rimëkëmbet, tha Pendarovski, në mënyrë që të rinovojë botën në të cilën asnjë qenie njerëzore nuk do të anashkalohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button