fbpx

RMV, një burrë tentoi të vrasë gruan e tij, më pas u vetë-mbyt në lum

Një grua e moshës 84 vjeçare është gjetur me lëndime të rënda trupore në shtëpinë e saj në fshatin Shivec të Kavadarit.Ajo është sulmuar me sëpatë dhe mjete të tejra nga bashkëshorti i saj, i cili pasi ka kryer aktin i ka dhënë fund jetës duke u vetë-mbytur në ujërat lumit ‘Cërna Reka’, pranë fshatit të tij informon Prokuroria, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Kavadar, së bashku me ekipin inspektues nga Ministria e Brendshme, kryen inspektimin e një shtëpi në fshatin Shivec ku ishte gjetur një grua 84-vjeçare me lëndime të rënda trupore. Sipas informacioneve fillestare, dëmtimet ia kishte shkaktuar burri i saj 73-vjeçar, duke përdorur një sëpatë dhe mjete të tjera të rrezikshme. Pas krimit, ai ishte largua nga shtëpia dhe ishte hedhur në ujërat e Cërna Rekës duke i marrë jetën vetes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas informacioneve fillestar të prokurorisë,  i ndjeri për vite me radhë është kujdesur për gruan e tij, e cila ishte me shëndet shumë të dobët. Në javët e kaluara, gjendja shëndetësore e tashmë të ndjerit ishte përkeqësuar.

Viktima ndodhet në gjendje rreziku për jetën dhe është në klinikat e Shkupit për trajtim të mëtejshëm.

“Prokurori publik i Prokurorsë Themelore Publike në Kavadar lëshoi ​​urdhra për sigurimin dhe mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes, linjat papilare dhe objekte që do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtejshme, me qëllim që të vërtetohen faktet në këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, vdekja e tij ishte raportuar përmes telefonit, dje rreth orës 11:30 në SPB-Kavadar, duke e gjetur trupin e tij të pajetë në lumin “Cërna Reka” afër fshatit Shivec.

“Bëhet fjalë për personin G.M. nga Shiveci, i lindur në vitin 1946. Nga inspektimi i trupit të personit të mbytur, nuk janë gjetën gjurmë të dhunës” thuhej në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Një ngjarje e rëndë e ngjashme, dy muaj më parë ndodhi në fshatin Banjishnicë të Gostivarit, ku burri me sëpatë goditi për vdekje gruan e tij. Rastin në polici e kishte denoncuar djali i viktimës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close