Xhorxh Soros nuk është arrestuar për manipulime zgjedhore në SHBA

Një postim në Facebook postoi një informacion të pavërtetë se Xhorxh Soros ishte arrestuar dhe po mbahej në paraburgim federal në Filadelfia. Postimi i referohet faqes kanadeze conservativebeaver.com, por lajmi i botuar atje tashmë është vlerësuar si i rremë nga faqja e kontrollimit të fakteve leadstories.com, shkruan Vërtetmatës.

Një postim në Facebook përhap lajme të rreme se Xhorxh Soros është arrestuar për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe është në paraburgim federal në Filadelfia. Sipas autorit të postimit, i cili i referohet një teksti të botuar nga conservativebeaver.com, Soros po merret në pyetje nga FBI dhe Google po fshin postimet në lidhje me arrestimin e tij. Postimi në momentin e shqyrtimit tonë ka 151 reagime, 32 komente dhe 89 shpërndarje.

Xhorxh Soros Arrestohet për Ndërhyrjen Zgjedhore në Burgun Federal
Postuar më 23 nëntor 2020
FILADELFIA – George Soros është arrestuar dhe aktualisht është në paraburgim federal në Filadelfia. Sipas një padie të mbyllur së fundmi të ngritur në Pensilvaninë perëndimore, Soros kreu krime të rënda në zgjedhjet në SHBA. Aktakuza përqendrohet vetëm në veprimtarinë kriminale në të cilën Soros mori pjesë para zgjedhjeve, të tilla si mashtrim, vjedhja e identitetit dhe dëmtimi i kompjuterit. FBI thotë se aktakuza ka të ngjarë të azhurnohet për të pasqyruar pretendimet e ndërhyrjes së zgjedhjeve në lidhje me votën e Dominionit, sapo të njihet fushëveprimi i plotë i punës së Soros. Soros aktualisht po merret në pyetje nga FBI.  Gjithashtu është për tu theksuar që gjykatësi ndaloi botimin e arrestimit të Sorosit, megjithatë, ato ligje nuk zbatohen për mediat kanadeze – siç është Konservatori Konservator.Rebel News – një medium alternativ me reputacion – raportoi më parë për lidhjen midis Xhorxh Soros, Fondacionit Tides dhe votimit të Dominionit. FBI ka konfirmuar se është në dijeni të operacioneve të Soros në Kanada dhe ka lëshuar një urdhër për shtëpinë dhe zyrat e Soros në Toronto.
Kur u pyet për një deklaratë, avokati i Soros nuk u përgjigj. Hetimi vazhdon. Google fshin rezultatet! Bëhu i pari që i tregon botës të VËRTETËN!, Thotë postimi i postuar në Facebook. *

Përveç lajmit, u botua një dokument i pretenduar gjyqësor për arrestimin e Soros.

Ky është padyshim një lajm i rremë, për këtë flasin faktet.

Së pari, nëse Xhorxh Soros do të ishte arrestuar me të vërtetë, do të kishte qenë lajmi i shpejtë në të gjitha mediat përkatëse të botës, gjë që nuk është rasti këtu. Asnjë lajm në lidhje me arrestimin e Soros për mashtrim zgjedhor në Shtetet e Bashkuara nuk mund të gjendet në motorët e kërkimit.

Së dyti, postimi pretendon se Soros aktualisht është në paraburgim federal në Filadelfia, por nëse shkoni në faqen zyrtare të Byrosë Federale të Burgjeve të Filadelfias dhe shkruani Xhorxh Soros në kutinë e kërkimit, nuk do të merrni asnjë rezultat.

Postimi gjithashtu pretendon se Soros aktualisht po merret në pyetje nga FBI, për të cilën gjithashtu nuk ka asnjë informacion në faqen zyrtare të Byrosë Federale të Hetimit të SHBA. Nëse shtypni Xhorxh Soros në kutinë e kërkimit në këtë faqe, informacioni i vetëm që do të dalë në lidhje me të është hetimi i vitit 2018 i kryer nga FBI në lidhje me një paketë të dyshimtë të lënë në kutinë e tij postare.

Lajmi në faqen kanadeze conservativebeaver.com në lidhje me arrestimin e George Soros, i cili gjithashtu referohet nga autori i postimit që po shqyrtojmë, u vlerësua nga faqja leadstories.com si e rreme .

Ueb-faqja kanadeze që publikoi lajmin e arrestimit të Soros ka një histori të botimit të lajmeve të rreme dhe trillimeve dhe dokumenti i pretenduar i gjykatës që ofron si prova është fotoshopuar, shkruan leadstories.com.

Imazhi është një falsifikim, d.m.th është krijuar duke marrë aktakuzën (reale) kundër gjashtë hakerave rusë dhe duke zëvendësuar emrat e tyre me atë të Soros.

Sajti leadstories.com zbulon më tej se faqja kanadeze conservativebeaver.com ka ekzistuar për pak më shumë se dy muaj, dmth është regjistruar më 19.09.2020. Seksioni “rreth faqes” thotë se faqja u formua dhe drejtohej nga Seiden Thornton , duke treguar një foto të profilit të tij. Foto e karakterit të Thornton është një karakter i krijuar nga kompjuteri, përfundon leadstories.com.

Analiza e mëtejshme e faqes në internet conservativebeaver.com zbulon se ai ka të njëjtin kod Google AdSense si një faqe në internet që shpejt fitoi reputacionin e një faqe të lajmeve të rreme, TorontoToday.net, shkruan Leadstories.com.

Kjo nuk është hera e parë që përhapet lajmi i rremë se George Soros është arrestuar. Më 16 Prill 2020, disa media amerikane raportuan dhe pretenduan se ai u arrestua në aeroportin e Los Angeles në momentin kur ai donte të largohej nga vendi. Lajmet e rreme për arrestimin e Soros u shfaqën gjithashtu në Shkurt 2019. Rishikimi ynë i postit që po shqyrtojmë gjithashtu tregoi se ky është një lajm tjetër i pavërtetë në një seri njoftimesh të tilla në lidhje me arrestimin e George Soros.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button