Kosova shënoi rekord të ri me 22 të vdekur nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 22 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 1.062 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi po ashtu ka regjistruar 627 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka shkuar në 41.299.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.510 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti deri më tani janë testuar gjithsej 148.213 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 543 pacientë të ri të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 26.453 raste.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 13.784.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button