E kujt është Shkëndija ?!

Nuk kanë fund problemet te Shkëndija e Tetovës, pasi që burime të televizionit Alsat-M mësojnë se komisioni i shkallës së dytë ka pranuar ankesën e ish-nënkryetarit Idriz Ibishi.

Në fakt ankesa është pranuar në fund të vitit të kaluar, ndërsa pritet tentim i ri i Ibishit, për të vërtetuar se president legjitim i Shkëndijës është ai.

Paqratësitë në KF Shkëndija janë aktuale tani më një kohë, pasi Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë disa herë ndryshonte vendimin për legjitimitetin e dy palëve rivale.

Gjithçka filloi verën e kaluar kur nën-kryetari i atëhershëm Idriz Ibishi në kuvendin e tij shkakroi Nuriman Shaqirin nga posti i presidentit, për t’u zgjedhur më pas vetë ai njeriu i parë i skuadrës ‘kuqezi’.

Regjistri Qendror më vonë disa herë ndryshoi vendimin, për të marë çështja fund në vjeshtë, kur Shaqiri u konfirmua president. Mirëpo tani gjërat marin kahje tjetër, pasi komisioni i shkallës së dytë pranon ankesën e Ibishit dhe ky i fundit pretendon që së shpejti të hyjë në klub.

Në rast se kjo vërtetohet me ligj, nuk përjashtohet mundësia e tërheqjes së Nuriman Shaqirit njofton Alsat-M. 

Lajme të ngjashme

Back to top button