RMV, policia paralajmëroi qytetarët që të kenë kujdes gjatë shitblerjes së veturave

Që qytetarët most ë bëhen viktimë e rasteve kur bëhen mashtrime gjatë tregtisë me vetura, Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë opinionin se janë gjithnjë e më të shpeshta veprat penale të mashtrimeve gjatë shitblerjes të automobilave në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga MPB-ja.

Policia sqaroi se një nga llojet e këtyre mashtrimeve është ajo që mashtruesit lidhin marrëveshje noteriale pa i dhënë të holla shitësit të automobilit, gjatë kësaj duke shfrytëzuar më shumë dëshmi të pavërteta për zgjatjen e pagesës.

Mashtruesit, sipas policisë, pastaj i ikin ç’do kontakti me të dëmtuarit, duke fituar në mënyrë të kundërligjshme dobi materiale.

“MPB-ja po ndërmerr masa të përforcuara për zbardhjen e mashtrimeve të denoncuara, por u bëjmë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm të mos lidhin marrëveshje para se të u paguhen të hollat”, njoftojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button