RMV, kompanitë BEG dhe TE-TO e analizojnë vendimin e qeverisë për ndërprerje të marrëveshjes për ndihmë shtetërore

Ballkan energji grup (BEG) dhe ТЕ-ТО Shkup mendojnë si të veprojnë pasi Qeveria e ndërpreu ndihmën shtetërore, mirëpo thonë që vazhdojnë me prodhim të energjisë termale dhe elektrike. Ndërsa nga Qeveria theksojnë që marrëveshja aspak nuk është zbatuar për shkak të mos harmonizimit të Ligjit për tatim mbi fitim dhe Ligjit për kontroll të ndihmës shtetërore, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

BEG, kompania e cila menaxhon me thuajse tërë sistemin për ngrohje qendrore të shtëpive të një numri të madh shkupjanësh, së bashku me firmën që menaxhon me ngrohtoren TE-ТО Shkup, thonë që janë duke e analizuar vendimin e Qeverisë për pezullim të marrëveshjes për ndihmë shtetërore për ТЕ-ТО Shkup, që është njëri nga debitorët më të mëdhenj që nuk ka paguar tatim për vlerë të shtuar.

“Termocentrali kogjenerativ i Shkupit, kompania TE-TO SHA Shkup, është në fazë të mendimit dhe analizës rreth vendimit të djeshëm të qeverisë për stopim të ndihmës shtetërore që kësaj kompanie i është ndarë vitin e kaluar me vendim qeveritar”.

Kjo ishte përgjigja e të gjitha pyetjeve të parashtruara nga “Meta.mk” për sqarime të hollësishme për shkaqet për ndërprerjes së ndihmës dhe çka kjo do të nënkuptojë në punën aktuale dhe vijuese të kompanisë, e të cilat ishin dërguar në TE-TO dhe BEG, (Ballkan Energji Grup) furnizuesi më i madh me energji termale në Shkup.

“Vendimi i qeverisë për ndërprerje të marrëveshjes për ndihmë shtetërore dhe efektet nga e njëjta janë lëndë e analizës nga ana e organeve drejtuese të kompanisë. TE-TO dhe BEG vazhdojnë me prodhimtari të rregullt dhe distribuim të energjisë elektrike dhe termale”, thuhet në përgjigjen e përbashkët të TE-TO dhe BEG.

Nga Qeveria thonë që edhe pse është dhënë ndihma, aspak nuk është realizuar për shkak të mos harmonizimit të Ligjit për tatim mbi fitim dhe Ligjit për kontroll të ndihmës shtetërore.

“Kjo ndihmë është e lejuar në pajtim me Ligjin për kontroll të ndihmës shtetërore, ndërsa në pajtim me aktvendimin e pranuar paraprakisht nga Komisioni për mbrojtje të konkurrencës për lejueshmëri dhe ekzistim i bazës për ndihmë shtetërore”, thonë nga Qeveria.

Prej atje theksojnë që ndihma nga Qeveria nuk është në formë të asistencës financiare, por qëllimi ka qenë që për TE-TO Shkup të mundësohet pagesë me prolongim të obligimit tatimor në periudhë prej 9 viteve, që është në lartësi prej rreth 1,5 milionë euro.

“Obligimi ka rezultuar pasi kompania ka paraqitur profit për vitin 2018, që është fiktiv, në bazë të kërkesave të shlyera ndaj kreditorëve në bazë të planit për riorganizim të procedurës për falimentim të miratuar nga Gjykata themelore Shkup 2”, u përgjigjën për “Meta.mk” nga Qeveria.

Ata shtojnë që ato 16 milionë euro, të cilat vitin e kaluar përmendeshin në opinion si shumë e ndihmës shtetërore për ТЕ-ТО, që kjo në fakt është shuma e normës së përllogaritur për. periudhën prej 9 viteve sa që ishte periudha e prolongimit të pagesës së borxhit kryesor.

“Meta.mk” pyeti edhe nëse situata e re krijuar e është shkak që është publikuar thirrje publik për BEG për prokurim të energjisë termale për 4 muajt e ardhshëm, në sasi maksimale deri 340.500.000 kilovat-orë. Përgjigja nga ana e tyre thotë që “tenderi i BEG për energji termale është pjesë e punës së rregullt të kompanisë dhe nuk ndërlidhet me ТЕ-ТО”.

Nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe resurse ujore, KRRE, për momentin nuk kanë qëndrim zyrtar rreth problemit të relacionit BEG, ТЕ-ТО dhe Qeveri, ndërsa burime jozyrtare thonë që do të kenë reaksion, vetëm nëse vihet në pikëpyetje distribuimi i rregullt i energjisë termale në shtëpitë e shkupjanëve.

Sa për përkujtim, në komunikatën e qeverisë nga seanca e pardjeshme në të cilën në mënyrë të njëanshme është ndërprerë ndihma shtetërore për ТЕ-ТО, thuhet që: “Në pajtim me këtë vendim, ТЕ-ТО ka për detyrë ta paguajë borxhin ndaj DAP-së, nëse në kornizën ligjore ekziston mundësi të arrihet marrëveshje, borxhi do të paguhеt me këste”.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë për të ardhura publike, në listën e debitorëve për borxhe të maturuara deri më 31 korrik të këtij viti, ndërsa të papaguara deri më 31 tetor të këtij viti, ТЕ-ТО SHА Shkup është i pari në listën e DAP-së, me borxhin më të lartë të përgjithshëm prej 707 milionë denarë ose rreth 11,5 milionë euro për tatim të papaguar për vlerë të shtuar.

As nga Qeveria, as nga ТЕ-ТО, nuk ka përgjigje kur dhe si do të paguhet ky borxh në bazë të TVSH-së

Përndryshe, në faqen zyrtare të BEG shkruan që: “Që nga dita e themelimit të kompanisë, BEG është fokusuar në vënie në funksion të përvojës së menaxhimit duke i optimizuar proceset afariste të kompanisë TE-TO SHA Shkup. ТЕ-ТО SHА Shkup është prodhuesi më i madh i pavarur i energjisë në RMV që menaxhon me elektro-centralin  me gaz me cikël të kombinuar të prodhimit të energjisë elektrike dhe termale (ТЕ-ТО) me kapacitet prej 220 megavat energji elektrike dhe 160 megavat energji termale. BEG ka për obligim të sigurojë ndihmë në menaxhimin me elektro-centralin dhe integrimin e të njëjtës në tregun rajonal dhe lokal të gazit natyral, energjisë elektrike dhe termale me optimizim të përfitimeve në pajtim me mundësitë e tregut”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button