RMV, Dimkovski: Çmimi i duhanit, papritur i ulët

Në ditët e para të blerjes së duhanit, çmimet kanë arritur nga 140, 160 deri në 170 denarë për një kilogram të thatë, që është kosto e ulur e papritur, vlerëson Trajan Dimkovski, zëvendës-ministër i Bujqësisë, i cili për nesër paralajmëroi takim me prodhuesit e duhanit me ministrin Arjanit Hoxha, njofton Portalb.mk.

Me blerjen duhanit ende nuk kanë filluar të gjitha ndërmarrjet blerëse. Madje pas hapjes së të gjitha pikave, do të shihet se çfarë kosto do të mund të arrihet, vlerësoi ministri.

“Edhe pse ndërmarrjet e duhanit paralajmërojnë se kanë rezerva, kualiteti i duhanit nuk është në nivel të lakmueshëm. Megjithatë, patjetër që të punohet që të përmirësohen kushtet, duhani është prodhim strategjik. Po bisedohet dhe duhet që të mbulohet arsyeja se pse është aq e ulur kostoja. Nga e hëna duhet që të hapen të gjitha pikat dhe atëherë do të shihet, por duhet që të bisedohet me të gjithë – edhe me blerësit, por edhe me furnizuesit e duhanit”, deklaroi Dimkovski në Shtip.

Në lidhje me blerjen e qengjave, ku blegtorët paralajmërojnë se nuk do ta shesin nën 180 denarë, Dimkovski tha se është shumë herët që të thuhet se si do të lëvizin çmimet, por nga aspekti i shtetit është e rëndësishme mirëmbajtja e tregjeve dhe prodhimtaria.

“Ndihma e shtetit është intervenim në dallimin e çmimit, por, fillimisht të shihen lëvizjet”, tha Dimkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button