fbpx

Osmani dhe Gallovej e nënshkruan Marrëveshjen për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, bashkë me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rajçel Gallovej e nënshkruan Marrëveshjen për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, në ceremoni solemne të organizuar për këtë rast, njofton Portalb.mk.

“Sot shënojmë kurorëzimin e një procesi të gjatë dhe të rëndësishëm, të filluar që prej tre viteve, a i cili paraqet shprehje thelbësore të vlerave të diplomacisë të krijojë mundësi dhe potenciale për bizneset, për shoqëritë dhe në përgjithësi për qytetarët”, theksoi Osmani.

Mbretëria e Bashkuar, në dhjetë vitet e fundit u rrit në një prej partnerëve më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë së Veriut dhe në mesin e dhjetë destinacioneve më të mëdha për import dhe eksport të vendit tonë.

“Marrëveshja nënkupton potencial që bizneset ta rrisin aktivitetin ekonomik mes dy vendeve, kjo do të thotë potencial edhe për bizneset tjera që të formojnë relacione të reja të bashkëpunimit të liruar nga barrierat e kufijve; kjo është potencial edhe për vende të reja të punës, për rritje të aktivitetit edhe të kompanive vendore dhe gjithsesi, potencial për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik që paraqet kurorë të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve”, theksoi Osmani.

Gjatë kohës së ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes, fjalim pati edhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rajçel Gallovej, ndërkaq nëpërmjet kyçjes video-online, mbajti fjalim edhe Martin Vikers, i dërguari special për tregti me Ballkanin Perëndimor i kryeministrit, Boris Xhonson.

Në postimin e saj në Tuiter, ambasadorja Gallovej shkruajti se kjo Marrëveshje e siguron vazhdim në tregti dhe siguron platformë për angazhimin e mëtutjeshëm në përforcimin e qeverisjes së të drejtës dhe e thekson përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar drejt demokracisë dhe të drejtave themelore.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close