Në RMV u shënua dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta: Të ngritet ndërgjegjja publike  dhe të kuptuarit e nevojave të veçanta

Me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, sot në Maqedoninë e Veriut u mbajtën një sërë aktivitetesh për të shënuar këtë ditë, si dhe u dërguan porosi nga institucione të ndryshme, ku u theksua nevoja e domosdoshme që të vazhdohet me përpjekjet institucionale për integrimin e kësaj kategorie të qytetarëve në shoqëri, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët online me temë: “Transformimi i shoqërisë: Komunitet për të gjithë”, organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shkup.

Zoran ZaevZaev në fjalimin e tij theksoi se Qeveria në tre vitet e kaluara arriti që ta realizojë qëllimin e vendosur, gjegjësisht t’i bëjë institucionet e shoqërisë, aleatë të personave me aftësi të kufizuara, nga të cilët ata gjithmonë duhet të presin politika për përmirësimin e pozitës së tyre.

“Sot me kënaqësi të veçantë dua të njoftoj se nga viti 2021 shërbimi ndihmë personale do të jetë i qasshëm edhe për fëmijët me aftësi të kufizuar fizike të rëndë dhe më të rëndë ose me dëmtim të plotë të shikimit. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale i përgatiti ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale, të cilat nëpërmjet procedurës kompetente qeveritare, do të dorëzohen në Kuvend për miratim dhe do të mundësojnë që ndihmës personal të shfrytëzojnë fëmijët prej moshës gjashtëvjeçare dhe më tepër. Me kërkesë të familjeve të fëmijëve me nevoja të veçanta, e ulim moshën kur ndihma personale bëhet e drejtë ligjore – prej të tanishmeve tetëmbëdhjetë në gjashtë vjet”, tha Zaev.

Kryetari i Këshillit Nacional të Organizatave të Invalidëve dhe kryetar i Lidhjes Nacionale të Personave me Dëgjim të Dëmtuar, Tomica Stojanovski, në fjalimin e tij e theksoi nevojën e aksioneve të vazhdueshme për ngritje të vetëdijes publike dhe informimin e publikut për të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuar intelektuale, në nivel nacional dhe lokal dhe veçanërisht u fokusua në arsimimin e personave me aftësi të kufizuar intelektuale dhe për zbatimin e qëndrueshëm të Ligjit të ri për arsimin fillor i cili në mënyrë të qartë promovon arsimin gjithëpërfshirës.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska theksoi se beson sinqerisht në konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, që nënkupton krijimin e kushteve dhe mundësive për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët për zhvillim personal dhe shoqëror.

“Aftësia e kufizuar është një e drejtë e njeriut, jo një diagnozë mjekësore. Lufta kundër diskriminimit për çfarë do baze, përfshirë diskriminimin për shkak të nevojave të veçanta, vazhdon me zbatimin e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi – zgjidhja e parë ligjore e hartuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në këtë mandat,” theksoi ajo.

Ambasadori i BE-së në vend, David Geer, theksoi se qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjen e publike  dhe të kuptuarit e nevojave të veçanta, si dhe të promovojë të drejtat e qytetarëve me nevoja të veçanta dhe të nxjerrë në pah aftësitë e personave me aftësi të kufizuara në të gjithë botën. Duke folur për Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, ai theksoi se qytetarët me aftësi të kufizuara trajtohen si pjesëmarrës aktivë në shoqëri, dhe jo si shfrytëzuesit  pasivë të shërbimeve.

Mila Carovska

Ndërkohë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, me rastin e kësaj dite, vizitoi SHVF „Dr. Zllatan Sremec”, ku tha se sistemi arsimor duhet nga një anë t’i shfaq nevojat e fëmijëve me pengesa ndërsa nga ana tjetër, t’i përgatitë të gjithë fëmijët t’i pranojnë dhe së bashku të bisedojnë për nevojat e ndryshme të fëmijëve tjerë me pengesa.

„Përpiqemi të krijojmë arsimim i cili do të inkurajojë të gjithë nxënësit të arrijnë potencialin e tyre maksimal. Shkollat special në pajtueshmëri me ligjin për arsim fillor deri në vitin 2023 duhet shndërrohen në qendra për resurse të cilët do të mbështesin arsimin inkluziv në të gjitha shkollat e rregullta. Pikërisht për këtë para dy javëve sollëm rregullore dhe udhëzues se në çfarë mënyre duhet të zhvillohet bashkëpunimi ndërmjet shkollave të rregullta dhe speciale, pastaj qendrat për resurse në çfarë mënyre dhe çfarë dinamike. Ngadalë përgatiten shkollat speciale për këtë transformim, sepse çdo fëmijë duhet të ekspozohet  në mjedis të mire zhvillimor, të rrethuar të ndryshëm nga vetja, që në atë mënyrë stimulohet t’i pranojë ata që janë ndryshe nga ai. Çdo fëmijë të mund të kuptojë se të gjithë jemi të njëjtë por thjesht kemi nevoja të ndryshme dhe mundësi të ndryshme“, theksoi Carovska pas vizitës.

Nga ana tjetër, nga Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit, theksuan se pandemia ka shtuar sfidat e përditshme të këtyre personave.

Nga Komiteti i Helsinkit theksuan se, nevojitet që të vazhdojnë angazhimet për arsim inkluziv, përmes përshtatjes së mësimit sipas nevojave me nevoja të veçanta arsimore dhe sigurimit të mbështetjes adekuate. Sfidë e madhe për gjithë shoqërinë është edhe mënjanimi i paragjykimeve të cilat janë akoma prezentë te një pjesë e madhe e popullatës.  Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tha se kjo kategori e qytetarëve është më e prekur dhe më e rrezikuar si ndaj virusit, ashtu edhe nga pasojat e aspektit ekonomik, social dhe në çdo aspekt tjetër.

Por, sipas ministrit tëi Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe pse kriza e Covidit ka prishur shumë plane, ka mbajtur llogari për personat me nevoja të veçanta në pjesën e rekomandimeve për masat parandaluese.

Ndërkohë, Abaz Berisha, person me nevoja të veçanta, deklaroi për Portalb.mk se, çdo ditë përballen me mungesë të kushteve elementare për jetë, neglizhencë, moskujdes nga ana e sistemit dhe barriera në çdo hap të jetës. Sipas tij, kjo gjë, i bën atë të ndjehen të diskriminuar si dhe pengon integrimin e tyre në shoqëri. E në vend të lehtësimit, ata hasin në vështirësim të gjendjes së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button