Gorjan Jovanovski fitoi çmimin evropian ‘Inovatori i ri Evropian 2020’

Gorjan Jovanovski, krijuesi i aplikacionit MojVozduh fitoi çmimin evropian për inovatorin e ri më të mirë 2020 në kategorinë për të rinj deri në 30 vjet. Në një prononcim për “Meta.mk“, Jovanovski thotë se ky çmim është një surprizë për të, duke pasur parasysh se nga të gjitha 16 projektet nga inovatorët në të gjithë Evropën, aplikacioni MojVozduh u zgjodh si fitues, njofton Portalb.mk.

“Më mbush zemrën fakti që mund të jemi krenarë për një projekt tjetër të suksesshëm nga vendi ynë dhe të provojmë se edhe ne kemi mundësinë të arrijmë në të gjithë botën! Të rinjtë tanë që kanë ideja për shoqëri më të mirë,  mjedis jetësor ose ardhmëri, sinqerisht i inkurajoj të përpiqen që idenë ta bëjnë realitet. Unë kam me dhjetra projekte” të pasuksesshme” pas vetes, nga të cilat kam mësuar shumë, në mënyrë që sot gjithë atë njohuri ta vendos në AirCare dhe t’a plasoj në tregun global,” tha Jovanovski.

Ai thotë se qytetarët e vendeve të tjera i kanë pranuar mirë të dhënat e MojVozduh, sepse në katër vitet e para ndërsa po zhvillohej aplikacioni, mësuan nga gabimet dhe dëgjuan vërejtjet e bashkëqytetarëve, me qëllim që në mënyrë sa më të mirë dhe sa më transparente t’i paraqesin këto të dhëna në mënyrën. Prandaj, siç thotë Jovanovski, sot aplikacioni ka mbi gjysmë milioni shkarkime në të gjithë botën, ndërsa një nga tregjet e reja më të mëdha është ShBA.

Aplikacioni MojVozduh, i cili është i disponueshëm për telefonat Android dhe IOS, informon qytetarët për ndotjen e ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button