fbpx

Ish-presidentët Obama, Bush dhe Klinton do ta marrin vaksinën kundër Kovid-19 para kamerave t’ju dëshmojnë njerëzve se është e sigurt

Ish-Presidentët e SHBA-së Barak Obama, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton, pasi vaksina kundër Kovid-19 të miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, do ta marrin vullnetarisht para kamerave për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për sigurinë e vaksinimit, njofton Portalb.mk.

Ata shpresojnë se fushata e tyre do të dërgojë një mesazh të fuqishëm derisa zyrtarët shëndetësorë përpiqen të bindin njerëzit të vaksinohen. Shefi i kabinetit të Bushit tha se ai kishte kontaktuar Anthoni Fauçin dhe koordinatoren e ekipit për luft kundër korona virusit të Shtëpisë së Bardhë Deborah Birkes për të parë se si mund të ndihmonte në promovimin e vaksinës.

“Disa javë më parë, ish-Presidenti Bush informoi Fauçin dhe Birkesin se kur të vijë koha, ai do të donte t’i inkurajonte amerikanët të vaksinoheshin. Së pari, duhet të vërtetohet siguria e vaksinave, pastaj ai me kënaqësi do ta marrë atë para kamerave”, tha Freddie Bush.

Të dy Klintoni dhe Obama thanë se definitivisht  do të vaksinohen kur t’ju vijë radha.

“Nëse Fauçi thotë se vaksina është e sigurt, unë i besoj atij dhe atëherë do të vaksinohem. Kam besim të plotë te njerëzit si Anthoni Fauçi. Ndoshta do ta bëj para kamerave në mënyrë që njerëzit të mund të shohin se unë i besoj shkencës”, tha Barak Obama.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close