Tryezë e rrumbullakët on-line “Transformimi i Shoqërisë: Komuniteti për të Gjithë” për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, më 03 dhe 04 Dhjetor 2020, do të zhvillohet on-line tryeza e rrumbullakët “Transformimi i Shoqërisë: Komuniteti për të Gjithë”. 

Tryeza e rrumbullakët do të fillojë në orën 09:00 me fjalime kryesore (sipas renditjes së paraqitjes) nga: Zoran Zaev, kryeministër; Tomica Stojanovski, kryetari i Këshillit Nacional të Organizatave të invalidëve, Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale; Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës; Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë; David Geer, ambasador i Bashkimit Evropian dhe Rossana Dudziak, koordinatore e Përhershme e KB-së në Maqedoninë e Veriut. Do të paraqiten dëshmitë personale në lidhje me procesin e de-institucionalizimit, si dhe rolin e vetëqeverisjeve lokale dhe organizatave civile si ofrues të rinj të shërbimeve sociale me bazë në komunitet.

“Përfshirja e aftësisë së kufizuar është një kusht thelbësor për të mbështetur të drejtat e njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm dhe komunitetin për të gjithë. Angazhimi për të realizuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara nuk është vetëm çështje e drejtësisë; është një investim në një të ardhme të përbashkët. Prandaj tryeza e rrumbullakët është strukturuar rreth rëndësisë së zhvillimit të shërbimeve sociale me bazë komunitare dhe vazhdimit të procesit të deinstitucionalizimit, si dhe nevojës për të siguruar qasje të barabartë në shërbimet arsimore, shëndetësore dhe shërbimet e tjera në komunitet. Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme në ditët e sotme duke pasur parasysh që personat me aftësi të kufizuara në botë janë ndër më të goditurit nga COVID-19”, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në Shkup.

BE-ja mbështet vazhdimisht procesin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në shoqëri, përfshirë përmes Strategjisë së Re Gjithëpërfshirëse të Deinstitucionalizimit 2018–2028 të Qeverisë. Projekti i financuar nga BE-ja me vlerë prej 1,3 milionë € është në implementim e sipër për mbështetjen e shërbimit social dhe de-institucionalizimit të bazuar në komunitet. Zhvendosja e personave me aftësi të kufizuara që jetojnë në Entin Special në Demir Kapi në mjedise të jetesës të mbështetura në komunitet mbështetet përmes një skeme granti prej 1,7 milionë €. Fëmijët me aftësi të kufizuara që u regjistruan në shkollën fillore në mënyrë të rregullt për herë të parë në vitin 2020 filluan të marrin bursa. Një shumë prej 1,2 milionë € do të shpërndahen si 400 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme shkollore.

Në mënyrë që të rritet vetëdija për situatën e personave me aftësi të kufizuara në çdo aspekt të jetës politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, ndërtesa e Delegacionit të BE-së do të ndriçohet me ngjyrë vjollce më 03 dhe 04 Dhjetor.

Ngjarjen mund ta ndiqni:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button