Sot dhe nesër në Tiranë do të shqyrtohet kandidatura e Maqedonisë së Veriut për kryesim me OSBE-në

Sot dhe nesër në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit vjetor të Ministrave, në Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë- OSBE, në të cilën do të shqyrtohet kandidatura e Maqedonisë së Veriut për kryesim me OSBE-në në vitin 2023, njofton Portalb.mk.

Lidhur me këtë çështje, dje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani duke folur për politikën e jashtme të vendit me ambasadorët e BE-së, theksoi edhe mbështetjen aktive të multilateralizmit dhe përfaqësimin e rritur të vendit në organizatat multilaterale. Në këtë drejtim, i informoi Ambasadorët për kandidaturën e dorëzuar për kryesimin me OSBE-në për vitin 2023.

Mes tjerash, kjo mbledhje do të ketë fokus edhe protestat në Bjellorusi, të cilat janë shtypur në mënyrë të dhunshme nga presidenti Lukashenko. Zëvendës sekretari Stephen Biegun do të flasë edhe për luftën në Nago-Karabak mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe do të nxisë adresimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut.

Aktualisht me OSBE-në kryeson Shqipëria. Ajo e mori kryesimin më 1 janar të këtij viti nga Sllovakia, ndërsa kandidatura e saj u aprovua më 6 dhjetor të 2019-tës.

Pjesë e kësaj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë. Detyrat e OSBE-së janë të shumta – prej vëzhgimit të zgjedhjeve, luftës për lirinë e shtypit, mbrojtjes së të drejtave të minorieteteve e deri tek misioni vëzhgues në lindje të Ukrainës dhe misione të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button