fbpx

Ndërroi jetë ish-presidenti francez Valery Giscard d’Estaing

Ish-presidenti francez, Giscard d’Estaing, arkitekti kyç i integrimeve evropiane në vitet 1970, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, shkruan REL.

Ai ka vdekur më 2 dhjetor në shtëpinë e tij në rajonin Loir-et-Cher në qendër të Francës, pas komplikimeve të lidhura me koronavirus.

Ai së fundmi ka qenë i shtrirë në spital në qytetin Tours.

I njohur për shumë francezë si Giscard apo VGE, presidenti liberal ka shërbyer në krye të shtetit në periudhën 1974-1981.

Evropë, ai ka zhvilluar lidhje të ngushta me ish-kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schmidt dhe së bashku kanë vënë themelet e valutës së përbashkët, euro, duke krijuar Sistemin Momentar Evropian.

Francë, ai ka qenë i njohur për politikat e tij liberale, duke theksuar legalizimin e abortit dhe divorcin me pajtimin e dy palëve.

Ai po ashtu ka kontribuuar në nisjen e projekteve të mëdha infrastrukturore, duke përfshirë rrjetin e trenave të shpejtë në Francë dhe përkushtimin e Francës për fuqi bërthamore.

Ai ka shërbyer edhe si deputet evropian në periudhën 1989-1993.

Më 2004, pasi ka humbur ulësen e deputetit në Francë, Giscard i ka dhënë fund karrierës së tij në politikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button