fbpx

Shilegov paralajmëroi polici komunale, zhvendosjen e katër përmendoreve dhe anijeve në Vardar

Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit i shoqëruar me përfaqësuesit e dhjetë komunave tjera të Shkupit, u zotua që të fillojnë bashkëpunimin për vendosjen e rendit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Nga sot për rendin komunal dhe mjedisin jetësor në Shkup nuk ka më limite administrative dhe pengesa. Inspektorët e mjedisit jetësor, inspektorët komunal dhe radarët komunal nga Qyteti i Shkupit së bashku me inspektorët dhe radarët nga të gjitha komunat e Shkupit, nga sot janë pjesë e një ekipi të përbashkët”, deklaroi Shilegov.

Theksohet se kjo iniciativë është për mbrojtjen e ujit, ajrit dhe tokës nga ndotjet e ndryshme.

“Me këtë memorandum i vendosim bazat për veprim të përbashkët institucional në fushën e inspektimit, e zgjerojmë dhe mbindërtojmë ekipin dhe avancojmë gjithë procesin para se të formojmë një polici komunale të përbashkët e cila në qytetet me madhësisë e Shkupit është më se e nevojshme”, deklaroi Shilegov, i cili i falënderoi kryetarët e komunave për bashkëpunim.

Shilegov sqaroi se do të vazhdojnë procedurat për zhvendosjen e anijeve që janë vendosur në lumin Vardar, derisa paralajmëroi se po punohet për zhvendosjen edhe të katër përmendoreve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button