Kovid-19 në rajonin e Tetovës: Muaji nëntor më i vështirë deri tani, me mbi 1,600 të infektuar dhe 56 të vdekur

Në Tetovë dhe pesë komunat përreth vetëm gjatë muajit nëntor ka pasur 1.632 persona të infektuar me Kovid-19, me këtë, i bije që nëntori të jetë muaji me numrin më të lartë si nga numri i të infektuarve ashtu edhe të të hospitalizuarve nga ky virus, këtë e konfirmoi sot koordinatori i qendrës Kovid-19 në Tetovë, Gzim Nuredini, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse në Spitalin Klinik të Tetovës ende ka vende të lira për pacientë të infektuar nga virusi korona, nga muaji shkurt, këtë muaj është regjistruar numri më i lartë i të hospitalizuarve nga virusi

“Aktualisht kemi 47 persona të shtruar në spital, tridhjetë prej tyre janë raste më të rënda dhe në mbështetje të oksigjenit, të tjerët marrin këtë terapi sipas nevojës apo në mënyrë periodike. Në mes të nëntorit kishte më shumë, kishte ditë ku 51 persona ishin të hospitalizuar. Në periudhën nga shkurti deri në tetor numri i të hospitalizuarve varijon, mirëpo nuk kishte atëherë sa ka tani në nëntor” tha Gzim Nuredini, koordinator i Qendrës Kovid në Tetovë.

Ndryshe, përkundër numrave të shtuara të të infektuarve me virusin korona, një numër i madh i qytetarëve të Tetovë vazhdojnë të mos respektojnë masat kundër përhapjes së virusit korona, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB), javën e kaluar gjithsej 493 persona janë dënuar për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button