Carovska: Me bashkëpunim dhe mbështetje të përbashkët të BE-së deri te zgjidhjet innovative në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mori pjesë në punimet e takimit ministror në Platformën për arsim dhe trajnim, hulumtim dhe inovacione të vendeve nga Ballkani Perëndimor, organizuar  nga  Komisioni Evropian dhe presidenca gjermane e Këshillit të BE-së, këtë vit në formatin virtual, njoftojnë nga ministria, transmeton Portalb.mk.

Në fjalimin online, Carovska theksoi se kjo iniciativë, e cila tani më po bëhet realitet, mundëson që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e strategjisë afatgjatë e Komisionit Evropian, ku pjesa më e madhe e masave të propozuara do të shoqërohet me investime të mëdha dhe mbështetje më të fortë nga vendet anëtare të BE-së.

Duke theksuar prioritetet nacionale në lëmin e arsimit dhe trajnimit janë në pajtueshmëri me prioritetet e Platformës, siç janë Marrëveshja e gjelbër, digjitalizimi, krijimi i vendeve të punës dhe inkluzivitetit, Carovska u shpreh se fokusi kryesor në periudhën në vijim do të jetë përmirësimi i cilësisë në arsim dhe mbështetja për t′iu përgjigjur  nevojave të  tregut si dhe përforcimi i arsimit të mesëm profesional.

Gjithashtu, tha ajo, do të investohet në trajnimin dhe zhvillimin e mësimdhënësve, në përshtatjen  dhe inovacionin e sistemit të trajnimit të mësimdhënësve, përmirësimin e programeve mësimore dhe investimin në qendrat rajonale të arsimit profesional dhe aftësimit profesional për të rinjtë si dhe rikualifikimin dhe kualifikimin për të rriturit .

“Krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e mundësive për punësim mbetet sfidë për shkak të pandemisë, e cila fatkeqësisht është e përhapur në vendin tonë dhe rajon. Prandaj procesi i reformave të vazhdueshme në arsimin e mesëm, i fokusuar në arsimin e mesëm profesional,do të vazhdojë ndërsa shumë e rëndësishme është financimi shtesë në këtë sektor.  “Tre qendrat rajonale për arsim profesional dhe trajnim do të hapen në fillim të viti 2021” theksoi ministrja Carovska.

Përmirësimin në digjitalizimin e arsimit dhe vendosjen  e bashkëpunimit përmes planit të ri aksional për arsim digjital (DEAP) me rajonin e Ballkanit për periudhën prej 2021 deri më 2027, ministrja Carovska i paralajmëroi si aktivitetet vijuese. Ajo shprehu interesimin për të marrë pjesë në programin e ciklit të  ri  të programit Erasmus dhe Korpusit Evropian duke paralajmëruar pjesëmarrje aktive në procesin e zhvillimit të standardeve të përbashkëta dhe procedurat për njohjen e kualifikimeve akademike dhe studime të fituara jashtë vendit.

Platformën për arsim dhe trajnim, hulumtim dhe inovacion me vendet e Ballkanit Perëndimor e stimulon, ndjek dhe mbështet bashkëpunimin në hulumtimin, arsimin dhe inovacionet ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit dhe Ballkanit Perëndimor dhe vendet tjera shoqëruese të Horizont 2020.  Takimet vjetore mundësojnë identifikimin e përparësive të përbashkëta, ndarjen e informacionit për politikat më të reja dhe masat në pjesën e reformave dhe vendimmarrjen për temat e bashkëpunimin rajonal me ndihmën e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button