fbpx

Tetovë, nxënësit e SHF “Goce Delçev” ecin në rrugë për në shkollë, trotuaret “e rezervuara” për vetura

Edhe nxënësit e shkollës fillore “Goce Delçev” në Tetovë çdo ditë shkojnë në shkollë duke rrezikuar jetën e tyre, për shkak se të njëjtit detyrohen të ecin në rrugë sepse në trotuaret përreth shkollës, ka vetura të parkuara nga persona të pandërgjegjshëm. Për këtë dhe shkollat tjera, autoritet komunale njëherë premtuan se do të vendosen bllokada në ditët e para të vitit 2021, shkruan Portalb.mk.

Theksojmë faktin se kjo shkollë është vetëm disa metra larg Byrosë për Zhvillim të Arsimit, edhe pse përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës çdo ditë dëshmojnë se si nxënësit ecin në rrugë për të arritur në shkollë, deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga ata.

Kështu dukej sot trotuari përreth shkollës fillore “Goce Delçev”:

Trotuaret rreth shkollës fillore "Goce Delçev", Tetovë.
Trotuaret rreth shkollës fillore “Goce Delçev”, Tetovë.
Trotuaret rreth shkollës fillore "Goce Delçev", Tetovë.
Trotuaret rreth shkollës fillore “Goce Delçev”, Tetovë.

Për këtë shkollë dhe shkollat tjera të cilat kanë mungesë të bllokatorëve që do të parandalonin veturat nga parkimi, nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk premtuan se në ditët e para të vitit 2021, ky problem do të zgjidhet.

Teuta Arifi

“Aktualisht na kanë mbaruar sasitë e materialeve që i vendosim për të bllokuar veturat nga parkimi në trotuaret përreth shkollave fillore, e kemi në plan ti vendosim edhe te disa shkolla tjera mirëpo ngelet për vitin e ardhshëm, apo në një afat prej 1 muaji, ditët e para të vitit të ardhshëm” thanë nga Komuna e Tetovës.

Ndërkaq nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) na informuan se tre vitet e fundit ka pasur rritje të butë të numrit të këmbësorëve të cilët janë lënduar nga automjetet, bëhet fjalë për gjithsej 308 këmbësorë për 4 vite.

  • 2017 – dy viktima, 67 këmbësorë me lëndime të lehta trupore, 18 këmbësorë me lëndime të rënda trupore.
  • 2018 – një viktimë, 72 këmbësorë me lëndime të lehta trupore, 18 këmbësorë me lëndime të rënda trupore.
  • 2019 – dy viktima, 74 këmbësorë me lëndime të lehta trupore, 16 këmbësorë me lëndime të rënda trupore.

Marrë parasysh se ende nuk ka mbaruar viti 2020, deri tani gjithsej janë regjistruar 38 këmbësorë të lënduar nga automjetet në Tetovë.

Ndryshe, situata me kryerjen e veprave penale, gjegjësisht të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në dhe përreth shkollave vit pas viti vjen duke u përmirësuar, kështu flasin të dhënat e Sektorit për Punë të Brendshme. Gjatë vitit 2013 në dhe përreth shkollave gjithsej ishin regjistruar 40 vepra të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, në vitin 2018-2019 gjithsej 6 prishje të rendit dhe qetësisë publike ndërkaq në vitin 2020 asnjë rast i tillë nuk është regjistruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button