fbpx

Tërmeti dridhi Maqedoninë e Veriut

Një dridhje prej 3.5 shkallëve Rihter është ndjerë sot në ora 14:09 në Shkup. Tërmeti ka qenë me epiqendër 8 kilometra larg kryeqytetit, me thellësi prej 2 kilometrave, thonë matësit zyrtar  të Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, njofton Portalb.mk.

Pas tërmetit 3.4 ballësh ndodhi edhe një dridhje tjetër after-shok.

Sipas informacioneve të deritanishme, qytetarët nuk kanë raportuar lëndime ose dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti.

Në fillim të muajit të kaluar, disa tërmete të intensiteteve të ndryshme përfshirë edhe atë prej 5 ballësh ndodhën në afërsi të qytetit veriperëndimor të vendit, Gostivar.

Sot edhe Greqia është goditur nga një tërmet 4,5 ballë

Në afërsi të qytetit Thiva në pjesën qendrore të Greqisë ka ndodhur një tërmet me magnitudë prej 4,5 ballësh.

Instituti Gjeodinamik i Athinës njoftoi se epiqendra e tërmetit është 11 kilometra në lindje të Thiva, në thellësi prej 5 kilometra.

Lëkundjet kanë përfshirë edhe kryeqytetin Athinë, ndërsa ende nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button