Irani kërcënoi Emiratet e Bashkuara Arabe në rast sulmi nga SHBA-të

Irani dërgoi porosi direkte kërcënuese ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) se do të sulmojë shtetin e Gjirit në rast se Republika Islamike do të sulmohet nga SHBA-të nga territori i Emirateve, ka raportuar uebfaqja e lajmeve Middle East Eye (MEE), raporton Anadolu Agency (AA).

Portali me qendër në Londër tha se Teherani kërcënoi Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed se Irani do të godasë shtetin e Gjirit në rast se sulmohet nga SHBA nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne do t’ju mbajmë përgjegjës për vrasjen e (shkencëtarit të lartë bërthamor Mohsen) Fakhrizadeh”, thuhet në mesazhin iranian për Bin Zayed.

Fakhrizadeh u vra në Teheran javën e kaluar në një sulm që Irani ia ka hedhur fajin armikut të tij të parë Izraelit.

Izraeli, nga ana e tij, vuri ambasadat dhe diplomatët e tij në gatishmëri të lartë mbi frikën e çdo hakmarrje iraniane për vrasjen e Fakhrizadeh.

Mediat izraelite gjithashtu raportuan se zyrtarët e sigurisë së Izraelit ishin të shqetësuar se shtetasit e tyre mund të jenë në rrezik nga reprezaljet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli krijuan marrëdhënie diplomatike nën një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA, e nënshkruar në shtator për të normalizuar lidhjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button