fbpx

Britania miratoi vaksinën Pfizer-BioNTech, nga java e ardhshme do të hyjë në përdorim

Britania e Madhe është bërë vendi i parë perëndimor që licencoi një vaksinë kundër Kovid-19, duke hapur rrugën për imunizimin masiv me vaksinën Pfizer-BioNTech, duke filluar me grupet e rrezikut nga java e ardhshme, njofton Portalb.mk.

Vaksina është autorizuar për përdorim urgjent nga Autoriteti Rregullativ i Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), përpara se ta miratojë SHBA-ja dhe Evropa. MHRA iu dha fuqia për të aprovuar vaksinën nga qeveria nën rregullore të veçanta para 1 Janarit, kur ajo do të bëhet plotësisht përgjegjëse për autorizimin e ilaçeve në MB pas Brexitit, shkruan The Guardian.

Dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në ditët në vijim, tha kompania.  Britania e Madhe ka blerë 40 milion doza të vaksinës, e cila është provuar të ketë efikasitet 95% në provat e saj përfundimtare.

“Qeveria ka pranuar sot rekomandimin nga Agjencia e Rregullatorit të Pavarur të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) për të aprovuar vaksinën Pfizer-BioNTech për përdorim Kovid-19. Kjo pason disa muaj provash rigoroze klinike dhe një analize të plotë të të dhënave nga ekspertët në MHRA, të cilët kanë arritur në përfundimin se vaksina ka përmbushur standardet e saj të rrepta të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit”, thuhet në njoftimin e qeverisë britaneze.

Ndërkohë, komiteti i Përbashkët për Vaksinat dhe Imunizimet (JCVI) së shpejti do të publikojë këshillat përfundimtare për grupet prioritare, të cilët do të duhet të marrin vaksinën, duke përfshirë personat e shtëpive të kujdesit, personelin shëndetësor dhe të kujdesit, të moshuarit dhe të sëmurët kronik.
“Vaksina do të vihet në dispozicion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme. NHS ka përvojë dekada në dhënien e programeve të vaksinimit në shkallë të gjerë dhe do të fillojë vënien në veprim të përgatitjeve të tyre të gjera për të siguruar kujdes dhe mbështetje për të gjithë ata që janë të kualifikuar për vaksinim”, thuhet tutje në njoftim.

Të dhënat e provës treguan se vaksina kishte efikasitet të barabartë midis vullnetarëve të rinj dhe atyre mbi 65 vjeç që janë më të rrezikuar nga Kovid. Gjinia, raca dhe përkatësia etnike gjithashtu nuk kishte bërë asnjë ndryshim.

Pfizer dhe BioNTech thonë se rrjeti i tyre i kombinuar i prodhimit ka potencialin të furnizojë globalisht deri në 50 milion doza vaksinash në vitin 2020 dhe deri në 1.3 miliardë doza në fund të vitit 2021.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close