fbpx

Studimi britanez mbi Covid-19 zbuloi dëmtime të “fshehura” të mushkërive

Kërkimet e fundit kanë treguar se koronavirusi i ri SARS-CoV-2 mund të shkaktojë anomali të mushkërive për më shumë se tre muaj pas infektimit me virusin, shkruan Panacea.mk.

Në një studim të kryer në Universitetin e Oksfordit, shkencëtarët përdorën një teknikë të re vëzhgimi për të identifikuar dëmin, që nuk ishte i dukshëm nga ekzaminimi klasik.

Shkencëtarët thuhet se përdorën gaz ksenon në rezonancë magnetike për të marrë imazhe të dëmtimit të mushkërive.

Teknika e re përbëhej nga pacientë që thithnin gaz gjatë rezonancës magnetike dhe një imazh i tillë u krye në 10 pacientë të moshës 19 deri 69 vjeç, tetë prej të cilëve kishin gulçim, ndërsa disa ankoheshin për lodhje tre muaj pas sëmundjes, edhe pse ata nuk ishin të shtruar në njësinë e kujdesit intensiv gjatë sëmundjes.

Gjatë skanimit, ata tetë pacientë treguan dëmtime në mushkëri, duke theksuar zonat ku ajri nuk mund të qarkullonte lehtë në gjak.

Për shkak të gjetjeve fillestare të studimit, është planifikuar të ekzaminohen edhe 100 persona të tjerë, për të përcaktuar nëse kjo ndodh te pacientët që nuk kanë pasur simptoma të forta ose që nuk kanë pasur ndonjë simptomë të COVID-19.

Qëllimi, thonë shkencëtarët, është të zbulojmë nëse dëmtimi i mushkërive ndodh përgjithmonë dhe nëse është i përhershëm apo i përkohshëm.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close