Konferencë e EEAS: BE-ja duhet ta imponojë rolin e vet si faktor që i lëviz punët

BЕ duhet edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare edhe në zgjidhjen e kontesteve ta imponojë rolin e vet si faktor që i lëviz punët, si subjekt sovran i cili ka autonominë e vet strategjike. Gjatë kësaj, BE duhet të përpiqet ta nxitë respektimin e vlerave evropiane në pjesë të ndryshme të botës, sikur të drejtat dhe siguria e njeriut, të demonstrojë solidaritet dhe të përkrahë aty ku është e nevojshme. Në dekadën e fundit, megjithëse kjo nuk ishte e lehtë për shkak të perceptimeve të ndryshme për sigurinë dhe interesat në të gjitha vendet-anëtare të BE-së, prapë se prapë BE ngadalë u unifikua në busullën e vet strategjike dhe e fuqizoi rolin si faktor ndërkombëtar dhe pjesa tjetër e njerëzimit tani më e konsideron si faktor që ndihmon, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Me këtë përkufizim për rolin dhe vendin e BE-së në botë sot u drejtuan Zhozep Borel, Përfaqësuesi i lartë aktual i BE-së për punë të jashtme dhe politikë sigurie, si dhe pararendësit e tij Federika Mogerini dhe Havier Sollana, duke folur në konferencën speciale të Servisit evropian për aksion të jashtëm – European External Action Service (EEAS), me rastin e 10 vjetorit të themelimit.

Joser Borrel, foto EEAS10

Borel, i cili sot shënoi saktë një vit nga fillimi i mandatit,  Përfaqësues i lartë dhe zëvendës kryetar i Komisionit Evropian, në mini konferencën e ЕЕАS, në të cilën nga udhëheqësit e saj të deritanishëm mungonte vetëm Ketrin Eshton, porositi që krahas krizës më të re me koronavirusin, BE gjendet edhe para një sfide serioze, ndërsa kjo është ajo që bën të paraqitet edhe më mirë para botës nëpërmjet një narrativi të ndërtuar. Megjithatë, në këtë krizë BE-ja ia doli ta ndërtojë në mënyrë plotësuese besimin e evropianëve që uniteti mundëson të arrihet shumë më tepër se që mund të arrijë secili vend anëtarë veçmas.

“Duhet të kemi konceptin tonë strategjik. Secili insiston të shpallet si më i miri në këtë kohë pandemie, t’ua zgjidhë problemet në shtëpi dhe t’i ndihmojë të tjerët. Ne evropianët duhet të kemi narativ, kemi projekt të mirë, i cili përfshin shumë masa për mbrojtje të shëndetit të banorëve të BE-së, mirëpo nuk e promovojmë aq mirë sa meriton. Njëkohësisht, kriza e shfaqi lëndueshmërinë tonë, përnjëherë, maska mbrojtëse u bë e domosdoshme – diçka që është e thjeshtë për t’u bërë, u bë objekt strategjik. Gjithashtu ne nuk ishim të përgatitur në fillim, nuk prodhonim paracetamoll, mendonim që tregu do ta zgjidhë, që do të paraqitet ofertë. Mirëpo, për atë arsye mësuam nga gabimet dhe kemi bërë vërtetë shumë. Kriza i dha BE-së vlerë të shtuar te qytetarët, të cilët e kuptojnë që të bashkuar, me forcat e bashkuara të 27 vendeve-anëtare, mund të arrijmë më shumë se çdo vend të luftojë vetë… Kemi zyrë gjigante për zgjidhje të problemeve, jo vetëm në fqinjësi, por edhe në gjithë botën me flamur evropian, e cila dëshiron t’i përfshijë të gjithë evropianët në një përqafim dhe të solidarizohet dhe të japë përkrahje. E fuqizojmë rolin dhe pjesa tjetër e njerëzimit na konsideron si faktor që ndihmon”, tha Borrel.

Përfaqësuesi i parë i lartë, në mandatin e të cilit (1999-2009) është formuar ЕЕАS, Havier Sollana, deklaroi që BE-ja me të vërtetë është përballur shumë më suksesshëm në këtë krizë se sa në krizën ekonomike në vitin 2008, që është dëshmi se mësimet janë nxënë. Megjithatë, BE-ja nuk e ka “peshën” në marrëdhëniet ndërkombëtare si më parë, ka thënë Sollana.

“Për mua reagimi i BE-së në këtë pandemi është ndryshe nga ai në vitin 2008 me krizën e madhe dhe reaksionet janë shumë ndryshe kjo është për shkak se kemi mësuar shumë nga e kaluara. Puna e dytë, kur filluam me operacionet paqësore, kishim më pak infrastrukturë, kishim më pak pushtet, mirëpo kishim më tepër ndikim. Mbase tani kemi më tepër pushtet, më tepër njerëz… Mirëpo në kohën time kishim më pak forcë, por më tepër ndikim”, theksoi ai.

Sipas Federika Mogerini, ish Përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe zëvendës-kryetare e Komisionit Evropian, bashkëpunimi në BE dhe në punët e jashtme, por edhe në shumë fusha tjera, tani më është pjesë e ADN-së së evropianëve, që njëkohësisht jep mundësi të arrihet më shumë edhe në botë.

“BE ka autoritet si faktor ndërkombëtar në disa çështje, para se gjithash çështjet normative, për shembull. Askush nuk ka autoritet të tillë në botë, pastaj është fuqia ekonomike, ndërsa pastaj janë arritjet për të drejtat e njeriut. Duhet që bashkërisht të investojmë në partneritet, megjithatë si subjekt i pavarur sovran dhe ashtu mund të bëjmë më tepër në botë”, ka thënë Mogerini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button