fbpx

RMV, Qeveria vendosi të propozojë zgjatjen e gjendjes së krizës, të subvencionojë gazetat dhe të miratojë disa propozime tjera

Sot në seancën e 25-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që të propozojë deri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut zgjatjen e gjendjes së krizës, transmeton Portalb.mk. Qeveria sqaroi se do të happen qendrat e skijimit, por me protokolle të veçanta.

“Me këtë propozim-vendim, i propozohet Kuvendit të RMV-së të miratojë vazhdimin e afatit për gjendjen e krizës deri më 30 qershor të vitit 2021”, raportojnë nga Qeveria.

Afati për gjendjen e krizës për momentin është deri më 19 dhjetor.

“Qeveria e pranoi mendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse që qendrat e skijimit mund të punojnë në përputhje me protokollin e caktuar me masa preventive në kushte të pandemisë nga Kovid-19”, raportojnë nga Qeveria.

Qendrat e skijimit në vendet për shitjen e biletave duhet të mbajnë distancë ndërmjet blerësve, kufizimin e objekteve hotelerike, shërbime në hapësira të hapura dhe shërbime në sportel.

“Në këtë seancë, Qeveria e miratoi Programin për të mbështetur shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shkruara për vitin 2020, që këtë vit është 30 milionë denarë për mbështetje në shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypura në shenjë të mbështetjes për pluralizmin në sferën e mediave”, raportojnë nga Qeveria, ndërkohë miratoi edhe Protokollin për zhvillimin e aktiviteteve në prani të mediave.

Qeveria vendosi të propozojë deri në Kuvend miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën zhvillimore të RMV-së në lidhje me masat në kuadër të pakos së tretë dhe të katërt ekonomike në lidhje me pasojat nga pandemia, ashtu që kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme do të fitojnë mbështetje financiare. Qeveria e shkëputi kontratën me Sh.A. Te-To Shkup në lidhje me shpërndarjen e ndihmave shtetërore.

Vllado Buçkovski është emëruar përfaqësues special i vendit për Bullgarinë.

Qeveria vendosi për rritjen e numrit të bursave për nxënësit nga rastet sociale (nga 400 në 544), nxënësve me nevoja të veçanta (nga 100 në 106) dhe nxënësit e elektro-teknikës (nga 9 në 23).

Qeveria emëroi Besnik Feratin në pozitën e zv.drejtorit në Agjencinë për siguri nacionale.

Në lidhje me kontributin e tyre në zbulimin e një sasie të madhe të granatave në afër stadiumit të Manastirit, Qeveria vendosi të shpërblejë 7 punonjës të Drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim me nga 30 mijë denarë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close