Qeveria do të kërkojë nga Kuvendi vazhdim të gjendjes së krizës deri në qershor të vitit të ardhshëm

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka pranuar propozimin e Grupit për Vlerësim të Qendrës për Menaxhim me Kriza që të vazhdojë gjendja e krizës në shtet edhe për gjashtë muaj, njofton Portalb.mk.

Propozimi do të dorëzohet në Kuvend, i cili duhet që të miratohet.

20 nëntor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë,

Me shpalljen e gjendjes së krizës, sipas nenit 33 të ligjit për menaxhim me krizat, Qeveria do të mund të menaxhojë me resurset shtetërore por edhe resurset private dhe ato të qytetarëve.

Neni 33- Ligji për menaxhim me krizat

  • Në rast krize, burimet e ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe shërbimeve, si dhe të shoqërive tregtare që janë të një rëndësie të veçantë për të punuar në krizë, mund të përdoren, në përputhje me ligjin.
  • Me kërkesë të qeverisë, mbi baza të marrëveshjes së arritur me Qendrën për menaxhim me kriza ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe burimet e qytetarëve dhe personave të tjerë juridik, që nuk janë përfshirë në paragrafin 1 të këtij neni.
  • Kompensim prej 30 për qind të pagës mesatare mujore neto-për punonjës, nga ana e shtetit, për përdorimin e burimeve private .

Sipas këtij ligji, tarifa ditore për përdorimin e burimeve është deri në 30% të pagës mesatare mujore neto, për punonjës në Republikë, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në muajin para sigurimit të burimeve, dhe pagesa për dëmtimin ose shkatërrimin e tyre nuk mund të jetë më e vogël se vlera e tregut të pasurisë, të cilën e kishte në kohën kur është dëmtuar ose shkatërruar, e përcaktuar në bazë të elementeve me të cilat sipas zakoneve çmimi përcaktohet në varësi të kohës dhe vendit në treg.

  • Evidencën për resurset i udhëheq qendra
  • Për mënyrën e mbajtjes së regjistrave dhe përcaktimin më të afërt të shumës së kompensimit për përdorim, dëmtim apo shkatërrim të resurseve, e miraton Qeveria.
  • Qytetarët, ndërmarrjet publike, ndërmarrjet dhe personat e tjerë juridikë mund të heqin dorë nga tarifa për përdorimin e burimeve me kërkesën e tyre dhe me një deklaratë me shkrim.

Ndërkohë, gjendja e jashtëzakonshme paraqitet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi. Ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë ose të një pjese të saj e cakton Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës, Qeverisë ose së paku të 30 deputetëve. Vendimi me të cilin caktohet ekzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme merret me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe vlen më së shumti 30 ditë. Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, vendimin për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme e merr Presidenti i Republikës”.

Në rast të ekzistimit të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme Qeveria në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin miraton urdhëresa me fuqi ligjore. Autorizimi i Qeverisë që të miratojë urdhëresa me fuqi ligjore zgjat deri në përfundimin e gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme, për të cilën vendos Kuvendi”, thuhet në nenin 126.Gjendja e jashtëzakonshme sipas Kushtetutës ka edhe pasoja tjera:

  • Mandati i Presidentit të Republikës, Qeverisë, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor Republikan vazhdohet për aq kohë sa zgjat gjendja e luftës ose gjendja e jashtëzakonshme. (Neni 128)
  • Qytetarët kanë të drejtë në mënyrë të qetë të tubohen dhe të shprehin protestë publike, pa paraqitje paraprake dhe pa leje të posaçme. Shfrytëzimi i kësaj të drejte mund të kufizohet vetëm në kushte të gjendjes së luftës dhe të gjendjes së jashtëzakonshme. (Neni 21)
  • Mandati i deputetëve në Kuvend mund të zgjatet vetëm në rast të luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme. (Neni 63)

Nevoja për shpalljen e gjendjes së krizës u konkludua të enjtën, në seancën e Këshillit të Sigurisë, i cili u mblodh me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski, për të diskutuar rreth situatës me pandeminë Covid-19. Në këtë seancë, u soll konkudim që t’i propozohet Qeverisë shpallje e gjendjes së krizës në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Vendimi për gjendjen e krizës nuk mund të zgjas më shumë se 30 ditë, ndërsa nëse gjendja zgjat më shumë dhe ka nevojë që të tejkalohet kjo periudhë, Qeveria do të duhet të kërkojë nga Kuvendi vazhdim të afatit ose të propozojë shpallje të gjendjes së luftës ose gjendje të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button