RMV, vaksinat e para kundër Kovid-19 do të arrijnë deri në mars, gjithsej 833 mijë doza

Marrëveshja me Kovaks të cilën e ka nënshkruar Maqedonia e Veriut parasheh gjithsej 883.000 doza të vaksinës kundër virusin korona, pra për gjithsej 20% të qytetarëve, për shkak se është e nevojshme që të merren nga dy doza. Megjithatë, këto 833.000 doza nuk do të arrijnë të gjitha menjëherë, theksoi kryetarja e Komisionit për Imunizim, Aleksandra Grozdanova, por me dinamikë dhe plan në përputhje me kapacitetet tona, ndërsa sipas saj, dozat e para realisht duhet të priten në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Me 20% e pare të dozave parashihet vaksinimi i grupeve të rrezikut siç janë punonjësit e shëndetësisë, të sëmurit kronik dhe të moshuarit. Pas kësaj, gjithsesi që planifikohet porositja e dozave tjera për vaksinimin e qytetarëve tjerë” tha Grozdanova.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut do të marrë atë vaksinë që do të miratohet e para

“Momentalisht këto vaksina shkojnë nga dy doza, që do të thotë se kemi efekt të konfirmuar mbrojtës për vetëm 6 muaj, në të ardhmen, pritat të kemi vaksinë e cila do të merret një herë në vit” tha Grozdanova.

Ndryshe, para miratimit për shfrytëzim për raste urgjente janë vaksinat të kompanive amerikane “Fajzer” dhe “Moderna”, si dhe ajo britanike “AstraZeneka”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button