RMV, në Kovid-qendrat e vendit trajtohen 1 335 pacientë, ndërsa ka 140 shtretër të lirë

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për korona virus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.335, ndërsa aktualisht, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në qendrat kovid ka 140 shtretër të lirë spitalor, njofton Portalb.mk.

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovid në spitalet e vendit, është raportuar se trajtohen gjithsej 846 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për korona virus.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në ministri çdo ditë, 77 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19 janë hospitalizuar në spitalin e Manastirit. 58 pacientë janë hospitalizuar në spitalin e Shtipit. Në repartin infektiv në Tetovë ka 47 pacientë, 63 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, dhe 117 pacientë në Kumanovë janë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19. 95 pacientë janë hospitalizuar në qendrën Kovid në Ohër, 128 në Prilep, 73 në qendrën Kovid në Gostivar dhe 34 pacientë në Strugë. Në spitalin në Strumicë 66 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 21, Kavadarc 36 dhe në Gjevgjeli 13 persona pozitivë me korona virus.

Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se gjatë ditës, lëshime të pacientëve të shëruar, pas çka lirohen edhe shtretër shtesë.

“Të gjithë repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Edhe përkundër fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapaciteti i kovid reparteve do të zgjerohet më tej”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në kovid-qendrat e kryeqytetit, gjatë 24 orëve të fundit janë hospotalizuar 56 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga korona virusi. Gjithsej 489 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në Shkup.

“Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditë së djeshme, sot deri më orën 8 të mëngjesit kishte rreth 40 vende të lira dhe pritet që gjatë ditësnë Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në Spitalin 8 Shtator të lirohen shtretër shtesë pas raporteve të pacientëve të shëruar”, shpjeguan nga ministria.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne kishte gjithsej 34 pranime dhe shtatë pacientë u hospitaluzuan në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre në qendrën Kovid të Klinikës së Neurologjisë, dy pacientë u hospitalizuan në Klinikën për Dermatovenereologji dhe Neurologji, 11 në kovid-qendrën e klinikës për Vesh, Hundë dhe Fyt dhe nëntë pacientë në Klinikën për sëmundje të Syrit. Në kovid-qendrën e Spitalit 8 Shtatori janë pranuar 11 pacientë dhe po aq në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Për momentin, 25 pacientë trajtohen në kovid-qendrën e Klinikës sëLëkurës, 35 pacientë po trajtohen në Klinikën e Neurologjisë dhe gjithsej 47 pacientë me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin për TBC, në klinikën për Gastroenterohepatologji trajtohen 25 pacientë, në kovid-qendrën e klinikës së Nefrologjisë aktualisht të hospitlizuar janë 24 pacientë, ndërsa në klinikën e Sëmundjeve të Syrit 23 pacientë. Në kovid-qendrën e Klinikës për vesh, hundë dhe fyt ka 25 pacientë.

Në Spitalin 8 Shtatori ka gjithsej 106 pacientë, 153 pacientë qëndrojnë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa në Institutin e fëmijëve për sëmundje të Mushkërive Kozle ka 26 pacientë, nga të cilët 7 fëmijë dhe 19 të rritur.

Në 24 orët e kaluara, 27 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Ndryshe, dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin regjistruar 336 raste të reja me KOVID-19, ndërsa 32 pacientë kishin  ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në   61.878,  38.946 të shëruar,  1.763 të vdekur, ndërkaq ka 21.169 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button