fbpx

Pas Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren, në Vlorë u përurua përmendorja e Donika Skëndërbeut që nuk i ngjan asaj

U perurua në Vlorë shtatorja e mbretëreshës së parë shqiptare Andronika Kastrioti, gruas së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut. Personaliteti i saj post mortum, që mbajti lart figurën madhore të Mbretit të parë të shqiptarëve, Skënderbeut, shkruan Portalb.mk.

Megjithatë, edhe kjo përmendore nuk është punuar mirë dhe nuk përmbush standardet estetike dhe artistike të skulpturave.

Ngjashëm më 28 nëntor në Prizren u përuruan shtatoret e figurave kombëtare, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut dhe Adem Jasharit, të cilët u kritikuan për mënyrën e punimit. Njëra e vendosur në hapësirë publike, e tjetra në pronë private, për shtatoret u diskutua për dy ditë me radhë për standardet artistike. Shtatorja e Skënderbeut u vendos në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren, projekt ky në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit dhe shoqatës “Trojet e Arbërit”. Ndërsa Ademi Jashari u vendos në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”. Madje për to, ka pasur edhe kërkesa që ato të hiqen.

Menaxhmenti i “Abi Çarshisë” ia ka konfirmuar ekipit të Kohavisionit që shtatorja e Adem Jasharit, që u inaugurua më 28 nëntor, e që u përcoll me shumë kritika për dizajnin, pasi nuk i përngjan aspak figurës së heroit, do të hiqet.

Berrina Sharri, zëvendësmenaxhere e qendrës tregtare ka thënë se vendimi është marrë së bashku me familjen Jashari, pas kritikave të shumta që i kanë vlerësuar si konstruktive. Sipas tyre shtatorja do të dërgohet për tu rimodeluar, dhe do të kthehet sërish në qendrën tregtare në Prizren.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close