ESE: Është zvogëluar transparenca e tenderëve të shëndetit publik, paratë e shpenzuara publike rriten, por jo cilësia e shërbimeve shëndetësore

Niveli i transparencës në publikimin e informacionit mbi procedurat e kryera të prokurimit publik në institucionet e kujdesit shëndetësor po zvogëlohet. Kjo tregohet nga monitorimi i Shoqatës për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave (ESE), e cila në periudhën nga 2016 deri në 2019 monitoroi vazhdimisht procesin e prokurimit publik në 62 institucione shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Institucionet për këto katër vjet, sipas ESE-së, kanë lidhur më shumë se 18,000 kontrata për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve dhe për kryerjen e punëve, për të cilat kanë shpenzuar mbi 300 milion euro.

Në vitin 2019, ulje më e madhe e vëllimit të informacionit të publikuar mbi procedurat e prokurimit publik të regjistruar është regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, në spitalet e përgjithshme dhe klinike, qendrat e shëndetit publik dhe Instituti i Shëndetit Publik. Për më tepër, analiza vëren se nga viti në vit konkurrenca zvogëlohet, gjegjësisht zvogëlohet numri i kompanive që marrin pjesë në tenderë dhe fitojnë biznesin, i cili, sipas ESE, në vetvete krijon mundësi më të mëdha për korrupsion dhe abuzim.

“Paratë publike të shpenzuara për prokurimin publik po rriten, por jo cilësia e shërbimeve shëndetësore që marrin pacientët. Ka mungesë ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore, ekzistojnë lista të gjata pritjeje, që në fakt janë dhimbshje e përditshme për pacientët”,  thotë Darko Antiq nga Shoqata ESE.

Sipas Shoqatës ESE, nevoitet futja e një sistemi për përzgjedhjen e kompanive, i cili do të bazohet në kritere për maksimizimin e rezultateve dhe efekteve të prokurimit publik, me çka do të zëvendësohet çmimi më i ulët si kriter i vetëm.

“Edhe sikur të mos ketë korrupsion të dukshëm, qytetarët duhet ta dinë që paratë e tyre shpenzohen në mënyrë të drejtë dhe për të mirën e atyre që kanë më së shumti nevojë. Nevojat e pacientëve duhet të jenë përparësi për qendrat shëndetësore, klinikat dhe spitalet”, thotë Debbie Budlander, ekspert ndërkombëtar për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.

Hulumtimi tregon se shumica e kontratave të prokurimit publik zhvillohen në tremujorin e parë dhe të katërt të vitit, gjë që tregon se institucionet shëndetësore publike nuk kanë plan vjetor të prokurimit ose nuk i përmbahen atij, thuhet në deklaratën nga ESE-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button