Operacioni i Europolit-Retrovirus: 280,000 inspektime dhe 102 të arrestuar për trajtim kriminal të mbetjeve mjekësore nga pandemia

Policia Evropiane “Europol”, përmes operacionit “Retrovirus” në të cilin u përfshinë 30 vende evropiane, përfshirë Maqedoninë e Veriut, kreu pothuajse 280,000 inspektime të mbetjeve mjekësore, ku 102 persona u arrestuan për trajtim penal të mbeturinave nga lufta kundër pandemisë Kovid-19, njofton Portalb.mk.

Përveç personave të arrestuar, në aksionin e nivelit evropian, janë ngritur sanksione administrative për më shumë se 819 persona juridikë dhe fizik, mbetje u sekuestruan në 22 raste, ndërsa u sekuestrua pronë me vlerë 800,000 euro.

Foto: Europol, aksioni Retrovirus
Foto: Europol, aksioni Retrovirus

“Me shpërthimin e pandemisë Covid-19, është identifikuar një rritje potenciale e trajtimit dhe deponimit të paligjshëm të mbeturinave sanitare. Si rezultat i kësaj situate u realizua operacioni Retrovirus” thuhet në njoftimin e Europolit.

Akcioni i qeverive, ishte marrë në Spanjë dhe Portugali, gjatë të cilit ishin arrestuar 20 persona në Spanjë për aktivitete kriminale kundër mjedisit jetësor, të drejtave të punëtorëve dhe shëndetit publik.

Sipas Europol-it, njësia për mjedis jetësor e gardës Civile spanjolle “SEPRONA” hetoi aktivitetet e një kompanie që operonte në Barcelonë, ​​Madrid, Mursia, Valencia, Tarragona dhe Zaragoza. Kompania ishte e lidhur me një organizatë tjetër nga Lisbon, Portugali.

“Mbetjet mjekësore të mbledhura nga kompania, në kushte normale duhet të sterilizohen nën presion të lartë për të eleminuar përbërësit e dëmshëm. Për të rritur fitimet, kompania zvogëloi kohën e trajtimit të mbeturinave. Si rezultat i asaj arsyeje, mbeturinat nuk sterilizoheshin siç duhet përpara se të hidheshin; trajtimi joadekuat, që paraqet rrezik të lartë për shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e Europolit.

Foto: Europol, aksioni Retrovirus
Foto: Europol, aksioni Retrovirus

Në Portugali janë arrestuar 30 persona dhe janë konfiskuar prona me vlerë 790,000 euro gjatë kontrollit të 2,000 kompanive, spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

Në pjesët tjera të Evropës, autoritetet janë përqendruar në transportimin e mbetjeve sanitare nëpër vendet anëtare të BE-së. Dërgesat e tilla të mbeturinave u inspektuan në Republikën Çeke, Poloni, Rumani dhe Sllovaki dhe pasi u zbuluan dërgesa të paligjshme, ngarkesa u kthye në vendin e origjinës.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut nuk ka lëshuar ende informacion mbi përfshirjen e saj në këtë aksion

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button