fbpx

Shitjet e smartfonëve po rikuperojnë efektet e pandemisë

Të dhënat e shitjeve të smartfonëve në tre mujorin e tretë të 2020 treguan një rënie me 5.7% në mbarë botën në 366 milionë njësi, transmeton PCWorld Albanian.

Edhe pse është një rënie, përfaqëson një rritje me të ndjeshme krahasuar me periudhat e kaluara të 2020-ës ndërsa tregjet po rikuperojnë efektet e Covid-19.

Për më tepër IDC parashikoi muajin e kaluar një rritje me 2.4% në tremujorin e fundit të 2020-ës krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Pritet që smartfonët 5G të shtyjnë konsumatorët të blejnë modele të reja. Kostoja mesatare e një smartfoni 5G është 611 dollarë aktualisht ndërsa në 2024 do të reduktohet në 453 dollarë.

Sa i përket pjesëve të tregut, Samsung shiti 80.8 milionë njësi, ose 22% të tregut. Së bashku me Xiaomi ishin dy prodhuesit e vetë që shënuan rritje. Samsung u rrit me 2.2% ndërsa Xiaomi me 34.9%.

Huawei mbajti vendin e dytë por pritet të ndryshojë në tre mujorin e katërt ndërsa shitjet e iPhone 12 ka filluar. Duhet të theksohet se edhe përpara pandemisë, shitjet e smartfonëve kanë qenë në rënie.

Apple në tre mujorin e tretë shiti 40.4 milionë smartfonë, 0.6% më pak se vitin e kaluar duke u renditur i katërti pas Xiaomi me 44.4 milionë njësi.

Vendi i pestë zihet nga Oppo me 30 milionë njësi të shitura.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button