fbpx

Dfr Lab: Faqet anonime në Facebook shtojnë postimet negative para zgjedhjeve në Gjeorgji

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji, disa faqe anonime në Facebook u përfshinë në një fushatë negative që synonte të njolloste aktorët politikë, Vërtetmatësi.

Këto faqe kanë filluar fushata të koordinuara kundër partive politike dhe politikanëve në të dy anët e spektrit politik – partisë në pushtet dhe opozitës. Qëllimi kryesor ishte manipulimi i opinionit publik dhe formësimi i ndjenjave negative midis votuesve. DFR Lab krahasoi aktivitetet e dy rrjeteve të tilla: njëra synonte partitë e opozitës dhe tjetra shënjestron partinë në pushtet.

Sidoqoftë, përveç faqeve zyrtare, faqet anonime në Facebook gjithashtu punojnë në favor të partive politike, por lidhjet midis partive politike dhe këtyre faqeve nuk janë gjithmonë të qarta. Këto faqe anonime po kryejnë një fushatë negative, duke përhapur propagandë politike dhe diskreditim ndaj oponentëve. Analiza e DFRLab tregoi se këto faqe u bënë më aktive një muaj  para zgjedhjeve. Sidoqoftë, është një sfidë për të matur se çfarë ndikimi kishte fushata e ndyrë politike në elektorat.

Periudha parazgjedhore në Gjeorgji u pasua nga një fushatë e rëndë negative nga burime anonime. Analiza e faqeve në FB  treguan se polarizimi i shtuar dhe atmosfera e elektrizuar politike shërbyen si shtytje për këto faqe për të rritur shpejt audiencën dhe nivelin e angazhimit në Facebook para zgjedhjeve. Më shumë rreth kësaj analize të “Dfr Lab” mund të lexoni këtu.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close