fbpx

Teknologjia e Microsoft monitoron gjuhën e lëvizjeve të punonjësve

Gjiganti i teknologjisë Microsoft ka aplikuar për një panetë e cila monitoron gjuhën e lëvizjeve dhe shprehitë e fytyrës gjatë takimeve të punës duke dhënë kështu një rezultat cilësie, transmeton PCWorld Albanian.

Teknologjia mund të implementohet në takimet online përmes platformës Teams. Megjithatë implementimi i saj parashikon vendosjen e sensorëve në ambiente për të monitoruar pjesëmarrësit në takime online që nga ana tjetër ngre shqetësime privatësie.
Microsoft është kritikuar edhe për një mjet tjetër që tregon nivelin e produktivitetit. Funksioni i lançua vitin e kaluar por mori vëmendje vetëm gjatë një demoje të fundit.
Kritikët thonë se këto janë mjete të pastra për mbikëqyrjen e punonjësve. Zakonisht kompanitë nuk i shndërrojnë në realitet të gjitha patentat që aplikojnë por në tërësi janë përshkrim i një ideja që mund të komercializohet në të ardhmen.
Patenta thotë se teknologjia mund të implementohet edhe përmes smartfonëve të përdoruesve ndërsa Microsoft këmbëngul se qëllimi i saj është që takimet të bëhen më efektive. 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close