fbpx

Merkel akoma shpreson për Maqedoninë e Veriut, derisa i zbehen shpresat për Shqipërinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vlerësoi se Shqipëria thuajse e ka të pamundur të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian këtë vit, derisa për Maqedoninë e Veriut shprehet më optimiste.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, raporton DW, shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut këtë vit, duke shpresuar që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

Ajo ka theksuar edhe problemet e Shqipërisë dhe Serbisë në procesin eurointegrues.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha Merkel, derisa për Serbinë theksoi se “duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”.

Raportohet se ministrat e punëve të jashtme më 7 dhjetor do të vendosin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close