Do të bllokojmë Qeverinë dhe Ministrinë nëse Zaev nuk do të tregojë se për çka bisedoi, paralajmëroi VMRO-DPMNE-ja, reagoi LSMD-ja

Në rast se kryeministri Zoran Zaev nuk do të tregojë se për çka ka biseduar me Bullgarinë në lidhje me çështjet që tashmë po bllokojnë hapjen e negociatave, partia opozitare VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të bllokojë objektin e Qeverisë dhe Ministrisë së punëve të jashtme, transmeton Portalb.mk.

“E ftojmë kryeministrin në ikje, Zoran Zaev publikisht të sqarojë para popullit maqedonas për çka sakt është biseduar fshehtas në Sofje këto ditë”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE paralajmëroi, nëse Zaev nuk del publikisht deri në mbrëmje për të treguar hollësi të bisedës, do të bllokohet nesër objekti i Qeverisë dhe Ministrisë së punëve të jashtme. LSDM-ja paralajmërimet për bllokim i ka vlerësuar si vazhdimësi e politikave të VMRO-DPMNE-së për bllokim të proceseve.

“Vazhdimisht ngadalëson dhe bllokon, ngadalësoi betejën me virusin korona, bllokoi punën e Kuvendit, ngadalësoi përparimin drejt NATO-s, betejën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit”, deklarojnë nga LSDM-ja, duke premtuar se “sado që është histerik Mickoski, nuk mund të bllokojë reformat dhe rrugën evropiane të vendit”.

Javën e kaluar, partia opozitare VMRO-DPMNE-ja ka realizuar protestë me mesazhin “Protestë tani, që mos të jetë vonë”, si reagim kundër qëndrimeve të kryeministrit Zoran Zaev ndaj çështjeve të hapura me Bullgarinë, transmeton Portalb.mk. Ai paralajmëroi edhe bllokada të qyteteve, si në Kumanovë, Kavadari, Tetovë dhe qytetet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button