RMV, numri i vdekjeve është rritur, derisa numri i lindjeve është ulur në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar

Në muajin korrik, gusht dhe shtator të këtij viti kemi 15.3% më shumë vdekje në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, derisa numri i lindjeve është zvogëluar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i vdekjeve në tremujorin e tretë 2020 krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2019 është rritur për 15.3% dhe arrin në 5 419 persona, ndërsa prej tyre 23 janë lindje të foshnjave të vdekura”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave në Maqedoninë e Veriut.

Në periudhën e njëjtë kemi ulje të lindjeve për 5.2% në krahasim me viti ne kaluar, duke arritur në 5,141 lindje. Më shumë lindje janë regjistruar në: Kumanovë 293, Tetovë 280, Çair 244 lindje, Aerodrom 210, Gazi Babë 207, Manastir 207, etj.

“Shtimi natyror është negativ dhe është -278, që do të thotë se për aq persona më pak është numri i personave që kanë ardhur në jetë nga numri i vdekjeve”, raportojnë nga Enti.

Shtim natyror pozitiv në këtë tremujor është regjistruar në Çair +127, Studeniçan +102, Saraj +89, Gazi Baba +62, Haraçina +52, Tetova +43, etj. Lëvizje negative kemi në komunat si në Prilep -86%, Shtip -67%, Manasti -61%, etj

Enti sqaroi se kemi 12.9% ulje të kurorëzime, dhe rritje për 8.5% të shkurorëzimeve në krahasim me vitin e kaluar. Në këtë tremujor janë realizuar 3 768 kurorëzime dhe 374 divorce.

Vitin e kaluar në muajin korrik, gusht dhe shtator janë regjistruar 5424 lindje, 4700 vdekje, 4325 kurorëzime dhe 329 shkurorëzime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button