“Moderna” drejt licencimit të vaksinës efektive mbi 94%

Kompania farmaceutike “Moderna” filloi procedurat për licencimin e vaksinës kundër virusit Kovid-19, duke aplikuar në institucionet amerikane dhe evropiane. Vaksina mund të ruhet gjashtë muaj në temperaturë -20 shkallë Celsius, transmeton Portalb.mk.

Kompania raportoi se pjesëmarrja e 30 mijë vullnetarëve dëshmoi se vaksina është funksionale, derisa vlera e saj në treg pritet të jetë 33 dollarë doza. Më 17 dhjetor pritet të vlerësohet raportet nga autoritetet amerikanë në lidhje me efektin e kësaj vaksine, derisa më 10 dhjetor pritet të vlerësohet vaksina e kompanisë Pfizer.

Tal Zaks nga kompania vlerësoi se do të luajnë rol në ndaljen e pandemisë.

“Ne besojmë se kemi një vaksinë shumë efikase. Tashmë kemi të dhëna për ta provuar këtë gjë”, Zaks.

Ndryshe, Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian vlerësoi se së shpejti mund të fillojë vaksinimi kundër virusit Kovid-19.

“Vetëm vaksinat e sigurta dhe efektive do të pranohen. Tani duhet përgatitemi për vaksinim. Mund të fillojë shpejtë”, deklaroi Ursula von der Leyen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button