RMV, vazhdon rënia minimale e normave të interesit të kredive

Trendi i rënies mujore dhe vjetore të normës mesatare të interesit për kreditë e përgjithshme vazhdoi edhe në tetor të vitit 2020, tregojnë të dhënat më të reja të Bankës Popullore. Përkatësisht, norma e interesit të kredive të përgjithshme është 4,68 përqind dhe shënon rënie mujore dhe vjetore prej 0,02 pikë procentuale (p.p) dhe 0,37 p.p., në mënyrë përkatëse, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Norma mesatare e interesit të depoziteve të përgjithshme është mbajtur në nivelin prej 0,98 përqind nga muaji i kaluar, kurse në bazë vjetore shënon rënie prej 0,30 p.p.

Në tetor, norma mesatare e interesit të kredive të miratuara rishtazi shënon rritje prej 0,22 p.p. në nivel mujor edhe atë 4,21 përqind. Në bazë vjetore, kjo shkallë e kamatës është më e ulët për 0,05 p.p. Te norma mesatare e interesit, të depoziteve të pranuara rishtazi është vërejtur rritje minimale mujore prej 0,01 p.p. edhe atë 0,77 përqind. Në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, kjo shkallë e interesit është zvogëluar për 0,42 p.p.

“Norma mesatare e interesit të kredive të përgjithshme të miratuara në sektorin korporativ, në tetor ka realizuar rënie mujore prej 0,03 p.p. edhe atë 3,77 përqind. Ndryshimi në rënie është rezultat i rënies në të gjithë komponentët: norma interesit të kredive me denarë pa klauzulë valutore dhe normat e interesit të kredive në valutë të huaj (për 0,04 p.p.) si dhe normat e interesit në kreditet me denarë me klauzulë valutore (për 0,01 p.p.). Në bazë vjetore, kjo shkallë e interesit është për 0,50 p.pmë e ulët”, ka njoftuar Banka Popullore.

Prej aty shtojnë që në raport me muajin e kaluar, norma e interesit të kredive përgjithshme në ekonomitë familjare në tetor ka shënuar rënie prej 0,02 p.p. dhe atë 5,51 përqind.

“Ndryshimi me rënie buron nga zvogëlimi i normave të interesit në kreditet e denarit pa dhe me klauzulë valutore (për 0,03 p.p. dhe 0,02 p.p.), në kushte kur normat e interesit të kredive në valutë të huaj shënojnë rritje (prej 0,03 p.p.). Kjo normë e interesit ka realizuar rënie prej 0,27 p.p. krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar”, informojnë nga Banka Popullore.

Norma e interesit të depoziteve të përgjithshme të familjeve, në tetor ka shënuar rënie minimale mujore prej 0,01 p.p. dhe është 0,95 përqind.

“Ndryshimi me rënie është rezultat i rënies së normave të interesit të depoziteve të denarit pa klauzulë valutore dhe depozitet në valutë të huaj (për 0,01 p.p.), në kushte kur shkallët e interesit në depozitet e denarit me klauzulë valutore nuk shënojnë ndryshim. Në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, kjo shkallë e kamatës është për 0,30 p.p. më e ulët”, ka njoftuar Banka Popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button