Snopçe: Administrata e Kuvendit refuzon t’i përkthejë materialet në gjuhën shqipe

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, sot mbajti konferencë për shtyp pas, ashtu siç tha, refuzimit të administratës së Kuvendit dhe kryetarit të Parlamentit, që të përgjigjen në kërkesën e tij si kryetar i komisionit, për përkthimin e materialeve edhe në gjuhën shqipe, njofton Portalb.mk.

“Më 27.11 pata tentativën të mbajë mbledhjen e dytë të Komisionit Anketues që kishte të bëjë me një parashtresë të një qytetarit. Ashtu sikur në mbledhjen e parë për një parashtresë tjetër, u anulua pasi që u mospërfill gjuha shqipe nga ana e Kuvendit. Ne kërkuam nga shërbimet e Kuvendit që t’i përkthejnë materialet, por ata na kanë kthyer nëpërmjet e-mailit se nuk mund të përkthehen për shkak se janë dërguar në format PDF dhe të skenuar. Unë nuk di ndonjë normë ligjore që thotë se gjuha shqipe nuk mund të përdoret në materiale të skenuara. Ne ju drejtuam sekretares së Kuvendit dhe kryetarit, por ata tashmë më shumë se një muaj nuk na kanë kthyer përgjigje”, tha Snopçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button