Filipçe: Numri i të hospitalizuarve po stabilizohet, masat i japin rezultatet e veta

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pas mbledhjes me drejtorët e qendrave Kovid u shpreh optimist se gjatë ditëve të fundit më shumë pacientë janë fshirë nga lista e të shtruarve në spital se sa janë pranuar, ai shpreson se ky trend do të vazhdoje kështu, shkruan Portalb.mk.

Ai potencoi se ka një rënie të numrit të pacientëve të hospitalizuar në repartet infektive në vend, sipas tij, kjo është për shkak të masave të cilat u miratuan disa javë më herët.

“Presim që gjatë periudhës së ardhshme të kemi më shumë pacient të shëruar se sa të pranuar. Në repartet infektive ka gjithmonë më shumë vende të lira. Gjithsesi, e ndjekim situatën çdo ditë dhe jemi të përgatitur për secilin skenar. Në qoftë se këto prognoza nuk dalin, kemi në shërbim reparte të tjera dhe kapacitete spitalore të cilët janë gati për tu hapur” tha Filipçe.

 

Ndryshe, aktualisht në të gjitha repartet infektive në vend ka vende të lira për pacientë ndërkaq kanë ngelur edhe pak punë për të përfunduar punët ndërtimore të cilat do të mundësojnë hapjen e dhomave të reja me qasje në terapi oksigjeni. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button