Një vit pas përbërjes së re të Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vlerësohen si storje suksesi për KE-në

Një vit pas ardhjes në funksion të përbërjes së re të Komisionit Evropian nën udhëheqje të Ursula von der Layen, institucioni i numëron sukseset e tij, mes të cilave edhe debllokimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, transmeton Portalb.mk. 

“Në ditën e 67-të, Komisioni miratoi metodologji të re për negociatat qasëse me BE-në që t’i bëjë më kredibile, të parashikueshme dhe dinamike me udhëheqje më të mirë politike. Kjo ka hapur rrugë që Këshilli i Evropës t’i fillojë negociatat qasëse me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, për të çka draft kornizat negociese i janë dorëzuar këshillit nga ana e komisionit”, thuhet në prezantimin e komisionit për vitin e parë të mandatit të kryetares, von der Layen.

Komisioni Evropian thekson po ashtu se, ka qenë “tërësisht solide” me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së krizës me Covid – 19.

“Kemi siguruar menjëherë mbështetje afatgjate dhe i kemi përfshirë në shumë iniciative që normal janë të rezervuara  vetëm për vendet anëtare”, thuhet më tej.

Në mars të këtij viti, Këshilli i Evropës miratoi vendim me të cilën dha dritë të gjelbër për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, në korrik Komisioni Evropian i dorëzoi Këshillit të BE-së draft kornizën negociuese për dy vendet.

Këshilli i ministrave ishte paraparë që të miratojë kornizën negociuese në mbledhjen e 17 nëntorit, por kjo nuk ndodhi, pasi Bullgaria vendosi veto për kornizën e Maqedonisë së Veriut për shkak të kontesteve historike mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button