fbpx

Opozita bllokon ndryshimet e rregullores për punë të Kuvendit me rreth 3.000 amendamente

Ndryshimet e rregullores së Kuvendit me të cilën do t’ju mundësohet deputetëve të infektuar me corona virus të votojnë online janë bllokuar me rreth 3000 amendamente të partive opozitare. Nga VMRO – DPMNE kanë dorëzuar 1350 amendamente, Levica rreth 1300 dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 400 amendamente. Të punësuarit e Kuvendit duhet t’i arkivojnë amendamentet e dorëzuara, më pas të njëjtat duhet të përkthehen, të skenohen dhe të ngarkohen në sistemin elektronik të Kuvendit, që në fund të vendosen për shqyrtim para deputetëve. Duke pasur parasysh vëllimin e amendamenteve, procesi do të zgjatë me ditë, transmeton Portalb.mk.

Opozita ka paralajmëruar edhe më herët, se është kundër që Kuvendi të punojë online. Sipas tyre, me këtë propozim pushteti e dëmton besimin reciprok edhe ashtu të brishtë.

Nga pushteti insistojnë që Kuvendi të mbetet funksional dhe rikujtojnë se muajin e kaluar gjashtë deputetë ishin të sëmurë në të njëjtën periudhë, ndërsa askush nuk mund të dijë se sa deputetë mund të sëmuren në të ardhmen. Amendamentet e opozitës i cilësojnë si obstruksion.

Propozimi për plotësim të Rregullores së Kuvendit duhet të mundësojë që deputetët që janë në izolim për shkak se janë infektuar me Covid-19, apo kanë pasur kontakt me person me test pozitiv të mund të kyçen në punë në Kuvend nga distanca apo online..

Ky vendim, siç tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duke sqaruar propozimin para deputetëve, nuk do të ndryshojë mënyrën e deritanishme të punës, por vetëm do të mundësojë që këto deputetë të mund të kyçen në punën e Kuvendit, ndërsa me atë do të mundësohet që ai të jetë tërësisht funksionale.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close