Biden theu këmbën derisa luante me qenin, Trump i uroi shërim të shpejtë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka pësuar thyerje të vogla në këmbë të shtunën derisa ka luajtur me qenin e tij dhe “ka të ngjarë që të mbajë këpucë mbrojtëse në këmbë për disa javë”, tha mjeku i tij në një deklaratë të dielën, transmeton Portalb.mk.

Mjekët fillimisht menduan se ish-nënpresidenti i SHBA-së, vetëm e kishte shtrembëruar kyçin e këmbës, por m kontrollet më të detajuara kuptuan se bëhej fjalë për fraktura të vogla.

“Grafitë fillestare nuk treguan fraktura të dukshme, por stafi mjekësor urdhëroi për një skaner më të detajuar ku dhe më pas u gjetën dy fraktura të vogla në mes të këmbës së tij të djathë”, tha doktori i tij, Kevin O’Connor, njofotn CNN.

Ndërkohë presidenti Donald Trump, të dielën në mbrëmje përmes Twitterit, i uroi shërim të shpejtë.

“Shërim të shpejtë!”, shkroi Trump në Twitter.

Ekipi i tranzicionit të 78-vjeçarit lëshoi një deklaratë duke thënë se do të kontrollohet te një ortoped për të konstatuar natyrën e lëndimit, raporton “bloomberg.

Biden do të bëhet presidenti i 46-të më 20 janar të vitit të ardhshëm pasi ka fituar zgjedhjet kundër Donald Trumpit.

Ndryshe, familja Biden ka dy qen, Champ dhe Major dhe i thanë CBS News, se së bashku me ata, gjithashtu planifikojnë të sjellin edhe një mace në Shtëpinë e Bardhë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button