Nobelisti shqiptar

(Ferid Murad, është mjek, farmacist me famë botërore, i cili fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998)

 

Silueta e paqartë ndiqte kolonën e përgjakur,

të thyer nën retë e Likovicës së Gostivarit,

Vagëllimë e ujit gjarpëronte shkrepje mijëvjeçare.

Ngelnin  lart veç shkrepat e vjetër të Sharrit.

Nata e vrarë, sytë e hutinit e shenjat e varrit.

 

Me dhembjen e pashuar të etjes shqiptare

Ecje udhën në Idiana në Amerikë, me sy në dritare

 

Ja tashmë  Ferid Muradi  me shpërblimin Nobel

Për fiziologji dhe mjekësi më 1998 fitoi përjetësi

 

Me pak atdhe në dorë, ikje udhët në largësi

Ikë dhe mbushesh frymë, e prapë ikë dhe ikë

Arrin mëhallës te shtëpia e vogël  afër Tetovës

T’i tregosh botës vijën tepër të gjatë e të hollë

Deri te vetëtimat me ëndrra të pavdekësisë.

 

Ja ti je i njëjti fëmijë, e njëjta etje  shqiptare.

Ecë sheshet e Amerikës me filozofi ritmike,

T’i hedhësh dritë diturisë së vjetër mijëvjeçare.

Shkruan: Nexhat Halimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button