fbpx

Për më shumë biçikleta në rrugë, vitin e ardhshëm duhet të zhvillohet rrjeti shtigjeve për  biçikleta, siguria dhe bregu i lumit Vardar

Nisma civile “Në rrota” vlerëson beson se 2021 duhet të jetë një vit kryesor për trafikun e biçikletave në Shkup, në të cilin do të investojë në shtigje dhe korsi për biçikleta, gjegjësisht në zhvillimin e rrjetit të shtigjeve biçikletave, kurse do të punohet edhe për të përmirësuar sigurinë në trafik për çiklistët dhe çlirimi i plotë i bregut të lumit Vardar, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Kah fundi i shtatorit sivjet, “Në rrota” ia parashtroi nëntë propozime konkrete Kryetarit të Shkupot dhe Këshillit të qyteti për Buxhetin për vitin 2021. Deri tani nuk ka ndonjë reagim nga autoritetet e qytetit, por ata shpresojnë që propozimet janë ende duke u konsideruar në prapavijë dhe do të pranohen nga autoritetet e qytetit. “Në rrota” thonë se deri më tani ata nuk kanë informacion se sa para dhe në cilat projekte për zhvillim ë infrastrukturës për biçikleta dhe transportit do të gjenden në buxhetin e qytetit.

“Deri në vjeshtën e vitit 2019, kemi pasur takime të rregullta me Trupin Koordinues për trafikun e Biçikletave, ku informoheshim rregullisht për të gjitha aktivitetet dhe kemi dhënë propozime gjatë përgatitjes së projekteve. Ndërsa që atëherë nuk kemi marrë një ftesë, megjithëse rregullisht, në çdo letër, propozim, vërejtje, raport mbi problemin e infrastrukturës që dërgojmë, ne shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim. Ndonjëherë marrim përgjigje, ndonjëherë nuk marrim fare përgjigje për letrat tona”, thonë për “Meta.mk” nga “Në rrota”.

Nisma e qytetarëve beson se në vitin 2021 së pari duhet të punohet në zhvillimin e rrjetit të biçikletave, në mënyrë që në Shkup të fillojë ndërtimi i rrjetit dytësor ose ndërtimi i shtigjeve të biçikletave dhe korsive në rrugët më të vogla, të cilat do të formonin infrastrukturën e çdo lagjeje.

“Sipas manualeve të BE-së, çdo qytetar duhet të ketë një shteg biçikletash ose korsi maksimum 200 metra larg shtëpisë, në mënyrë që të jetë në gjendje të mbështetet në rrjetin e biçikletave,” theksojnë nga nisma “Në rrota”.

Ata qëndrojnë në kërkesën e tyre që vitin e ardhshëm 15% e buxhetit për infrastrukturë rrugore të Shkupit duhet të ndahen për shtigjet e biçikletave, si 15% tjera për infrastrukturën e këmbësorëve. Përveç zhvillimit të rrjetit sekondar, për çka do të duhet të punohet me komunat, në vitin 2021 duhet të përfundojnë rrugët e shtigjeve të biçikletave nga projekti “Shkupi qytet biçikletash”, si dhe të gjitha shtigjet që u paralajmëruan si të reja të planifikuara nga administrata ekzistuese e qytetit. Si shembull të një shtegu biçikletash të papërfunduar, “Në rrota” e thekson atë në bulevardin “8 Shtator”, i cili nuk është realizuar në bulevardin “Mitropolit Teodosij Golloganov”.

Në vitin 2021, Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të marrë një vendim për të shpallur të gjitha rrugët jo-bulevarde në kryeqytet për “Zonë 30”, veçanërisht në ato vende ku trafiku i biçikletave nuk është i ndarë dhe ku përzihet me makinat. Në ato rrugë ku nuk ka shtigje për këmbësorë, kufiri i shpejtësisë së automjeteve duhet të jetë në 20 kilometra në orë, vlerësojnë nga “Në rrota”.

“Ky është vendimi më themelor i sigurisë që duhet të merret urgjentisht në 2021, i cili duhet të ndiqet nga të gjitha projektet e ardhshme për rrugë që do të duhet të projektohen për atë shpejtësi (kalime të ngritura për këmbësorë, mikro-rrethrrotullime, korsi të ngushtuara). Viti 2021 është viti i Zonës 30 për qytetet evropiane, ndërsa Kombet e Bashkuara, OBSH, Komisioni Evropian e kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë koncept dhe ne presim që Shkupi të kape hapin,” thonë nga nisma qytetare.

Lidhur me sigurinë e çiklistëve si pjesëmarrës në komunikacion, si një prioritet tjetër ata e theksojnë përgatitjen e dokumentit Vizioni Zero për Shkupin, i cili do të jepte një pasqyrë më të saktë se si të arrijmë zero viktima në trafikun në qytet. Ekziston gjithashtu nevoja që vitin e ardhshëm në Shkup të vihet në funksion Policia komunale.

Më në fund, nga Qyteti i Shkupit pritet që në vitin 2021 t’i përkushtohet çlirimit dhe përmirësimit të bregut të Vardarit si hapësirë ​​për çiklistët. Kjo do të nënkuptojë zgjidhjen e problemit me mundësinë e qasjes dhe gjendjen e parregullt të bregut në Unazën e Vogël, pastaj, ndërtimin e një rrethi për urën e re në bulevardin “ASNOM” në Aerodrom si zgjidhje të përkohshme dhe ndërtimin e rampave të reja për të lidhur rrugën e bregut të Vardarit me urat dhe me pikat e tjera ku aktualisht ka rrjet të ndërtuar të biçikletave.

Lidhur me zgjerimin e shtegut të biçikletave përgjatë bregut së Vardarit, duhet të përgatitet një projekt për zgjerimin dhe depërtimin e tij plotësisht drejt Sarajit në perëndim, si dhe në drejtim të fushës së Shkupit në lindje, vlerësojnë nga nisma “Në Rrota”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close