Komuna Qendër do të jep subvencione për ndërrim të kulmeve dhe ashensorëve të ndërtesave

Komuna Qendër ka publikuar shpalle për ndarjen e subvencioneve për renovim të kulmeve apo ashensorëve të ndërtesave. Subvencionimi do të jetë në vlerë prej 30 për qind nga vlera e përgjithshme e investimit, por jo më shumë se 150 mijë denarë për rekonstruimin e një kulmi dhe 300.000 denarë për riparimin e një ashensori, transmeton Portalb.mk. 

“Për të tretin vit me radhë, Komuna Qendrën shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për riparim dhe sanim të konstruksioneve aktuale të kulmeve dhe ndërtesave banesore. Përmes kësaj mase deri më tani janë sanuar 53 objekte banesore. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar dhe pronarëve të pjesëve të përbashkëta nga ndërtesat banesore të paraqiten, të aplikojnë në thirrjen publike dhe me atë të ndihmojmë që së bashku ti bëjmë objektet banesore vende më të mira dhe më njerëzore për jetesë”, deklaroi kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë bashkësitë e interesuara të pronarëve të banesave, ndërsa thirrja është e hapur deri më 7 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button