fbpx

Ministria e Shëndetësisë me apel: Të respekton masat gjatë festave vijuese

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që në periudhën vijuese të festimeve dhe festave të respektohen masat për mbrojtje nga Covid-19.

Nga kjo ministri rikujtuan ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore me të cilat ndalohet grupimi i më shumë se katër personave në ambient të hapur, përkatësisht parqe, hapësira publike apo kudo qoftë në hapësirë të hapur gjatë tërë ditës, transmeton Portalb.mk.

“Mbajtje e obligueshme e maskës mbrojtëse edhe në hapësira të mbyllura, si dhe mbajtja e higjienës personale, larje e obligueshme e duarve me sapun dhe ujë apo mjete për dezinfektim, mbajtja e distancës fizike prej dy metra çdoherë kur ajo është e mundur. Përgjegjësia për mbrojtjen e shëndetit personal, shëndetit të më të afërmve dhe shëndetit publik është obligim i çdo qytetari”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetisë.

Gjatë ditës së djeshme, prej 3.127 testimeve të realizuar, u regjistruan 1.022 raste të reja me KOVID-19. Ndërkohë janë shëruar 680 pacientë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në  60.723, 37.505 të shëruar, 1.699 të vdekur, ndërkaq ka 21.519 raste aktive.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close