fbpx

Në Prizren u përuruan statujat skandaloze të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shpërthejnë reagimet në opinion

Me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar, 28 nëntori, në qytetin e Prizrenit dje u përuruan dy përmendore bronzi të heronjve kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe Adem Jashari. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë përurimit të shtatores së Skënderberut tha se ka shumë punë për t’u bërë, ndërkohë që i ka uruar mirëseardhje Skënderbeut në bronz në qytetin historik, siç tha, të Ymer Prizrenit e Adem Jasharit, transmeton Portalb.mk.

“Skënderbeu dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit bashkohen në kryeqytetin historik të Kosovës së Adem Jasharit. Sot na bashkohen datat, figurat historike dhe qëllimet e tyre, që u bllokuan dhe copëtuan nga konferencat ndërkombëtare, por vullneti dhe përpjekja e popullit s’u shua kurrë. Duke e ndjekur Skënderbeun, vëllezërit Frashëri, Ymer Prizrenin, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën në këtë datë të shënuar u bë edhe paraqitja e parë publike e UÇK-së. Falë sakrificës së të cilës ne jemi këtu të lirë, por ende kemi shumë punë për të bërë para nesh”, u shpreh ai.

Por dy shtatoret që u përuruan dje morën kritika të ashpra në opinion, për shkak të formës së heronjve, të cilët nuk duken sikurse Skënderbeu dhe Adem Jashari.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj “veprës së artit” të përmendores së komandantit Adem Jashari. Mushkolaj ka thënë se komandanti Adem Jashari nuk meriton këso lloj karikature.

Si rezultat, me këtë shtatore kanë nisur edhe talljet nëpër rrjete sociale.

Statuja e Skënderbeut në Prizren

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close